15.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Varroset veterani i UÇK-së, Atdhe A. Hoti

Veterani Atdhe HotiVeterani i luftës së UÇK-së, Atdhe Alush Hoti (1976), është varrosur sot në varrezat e fshatit Carralluk. Hoti tragjikisht humbi jetën ditë më parë në Austri, ku punonte dhe jetonte me familjen e tij. Në ceremoninë e varrimit, morën pjesë veteranë të luftës, bashkëfshatarë nga Carralluka, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, zv/ministri i MPMS-së, Fatmir Shurdhaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Halit Krasniqi dhe qytetarë të shumtë nga rrethina e Malishevës.

Fillimisht, në objektin e shkollës fillore “Hilmi Hoti” në Carrallukë, u bënë homazhe, ndërsa më pas u mbajt një akademi mortore, ku u kujtua dhe u vlerësua jeta dhe vepra e Atdhe Hotit.

Ranmiz Hoti, në emër të fshatit Carrallukë, foli për jetën e Atdhe Hotit. “Atdhe Hoti, rrjedh nga një familje atdhetare, ku u rrit në frymën e patriotizmit dhe kombëtarizmit, për çka, ju dha edhe emri Atdhe”.

Ndërsa për veprimtarin e tij ushtarake , foli kryetari Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Malishevë, Enver Hoti, ku tregoi për angazhimin e Atdheut në UÇK, që nga ditët e para, në Luzhnicë, për të vazhduar aktivitetin tij ushtarak, deri në përfundimin luftës dhe çlirimin vendit.

Ndërkohë, një fjalim, në këtë akademi mortore mbajti edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Më lejoni, që në emër të Komunës së Malishevës, t’i shprehi ngushëllime familjes Hoti, farefisit, fshatit Carrallukë dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të veteranit të luftës Atdhe Hotit, i cili në moshën më të mirë të tij, u nda fizikisht nga ne”.

“Atdhe Alush Hoti, i lindur më 17 prill 1976 nga Carralluka, sikur shumë djem e vajza të popullit shqiptar, më moshën më të mirë të tij, në lulen e rinisë, ju bashkua kushtrimit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të luftuar kundër okupatorit serbo-sllav dhe për të dhënë kontributin e tij në çlirimin e vendit”.

“Atdheu, sikur mijëra djem e vajza tjerë nga Malisheva, iu bashkua këtij kushtrimi, qysh në fillimin e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të luftuar deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, duke treguar kështu përkushtimin e tij për atdheun dhe duke kryer detyrimin e tij ndaj atdheut dhe kombit. Edhe pse me gjendje jo të mirë shëndetësore, Atdheu, nuk e ndali luftën e tij, por krahas shokëve luftoi pandërprerë, duke e bërë veten e tij, familjen dhe rrethin e tij, të ndihen krenar për kontributin e dhënë”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit