14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kryeministri i Japonisë: Abe është në gjendje kritike

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një fushate në Japoninë Perëndimore.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se Abe është në një gjendje kritike.

“Aktualisht mjekët po bëjnë gjithçka që munden, në këtë moment. Unë shpresoj dhe lutem që ish-kryeministri Abe t’i mbijetojë kësaj”, tha ai.

Kryeministri i përshkruajti të shtënat si një “akt të urryer”.

Kishida ka mbërritur në zyrën e tij me helikopter dhe aktualisht po takohet me zyrtarë.

Tutje ai tha se motivimet e të dyshuarit nuk ishin të qarta, por i përshkroi zgjedhjet e ardhshme si “vetë themeli i demokracisë” dhe tha se sulmi “nuk mund të tolerohet”.

“Unë do të doja të përdorja fjalët më të ashpra në dispozicion për të dënuar këtë akt”, tha ai.

Kishida tha se nuk ishte marrë asnjë vendim në lidhje me orarin e ardhshëm të zgjedhjeve, por shtoi se ai u kërkon të gjithë anëtarëve të kabinetit të kthehen në Tokio.

Më Shumë

Sekuestrohen dy armë në Rahovec

Janë sekuestruar dy armë në Rahovec dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 0Sipas një komunikatë të dërguar...

John Mayall, pionieri britanik i blues-it, vdes në moshën 90 vjeçare

Muzikanti britanik i blues, John Mayall OBE, grupi me ndikim i të cilit Bluesbreakers ishte një trampolinë për yjet, përfshirë Eric Clapton, ka vdekur...

Lajmet e Fundit