12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kryen dhunë në familje, 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit dy personave me iniciale të njëjta, XH.N., pasi dyshohen se në raste të ndryshme kanë kryer veprën penale “dhunë në familje”. Sipas njoftimit, I pandehuri i parë, më 13 nëntor, u kishte shkaktuar keqtrajtim fizik dhe psikologjik prindërve të tij.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe te i pandehuri i dytë XH.N., i cili ka goditur nënën e tij, e duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.

“Pandehuri Xh.N. (1) fillon ta godet veturën e babait me shqelma me ç ’rast e thyen edhe dritaren e veturës, me këto veprime anëtareve të familjes së tij iu shkakton frikë ankth dhe pasiguri për jetën e tyre. I pandehuri Xh.N. (2)., me datë 13 nëntor, brenda një marrëdhënie familjare, shkakton dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së djalit, me të cilën jetojnë në të njëjtën shtëpi, ashtu që, ditën kritike pasi i pandehuri Xh.N., (2)., kthehet në shtëpi dhe e gjen situatën të tensionuar pas krijimit të rrethanave të cekura si më lartë, në ato momente e kap për flokë të dëmtuarën duke e hedhur në tokë, e cila më pas arrin të ik dhe njofton dhe kërkon ndihmën e policisë, me këto veprime të dëmtuarës i shkakton frikë ankth dhe pasiguri për jetën e saj” thuhet në njoftimin e Themelores.

Të dyshuarit do të mbahen në paraburgim 30 ditë.

Më Shumë

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Lajmet e Fundit