10.8 C
Prizren
E martë, 16 Nëntor, 2021

Një lexim i ndryshëm për disfatën e Vetëvendosjes

Andi Bushati

Euforia e kundërshtarëve të përjetshëm për disfatën e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale në Kosovë, në pamje të parë, duket sikur është e përligjur. Idhtarët e Albin Kurtit kishin paralajmëruar fitoren në 24 nga bashkitë e vendit dhe e kanë mbyllyr këtë garë vetëm me katër prej tyre. Ata janë shumë larg rezultatit të marrë nëntë muaj më parë, kur u bënë përfaqësuesit e më shumë se gjysmës së popullsisë. Përpos humbjes së Mitrovicës, në raundin e parë, ajo e Prizrenit dhe sidomos dorëzimi i komunës të Prishtinës tek LDK-ja, i ka zhveshur nga mundësia për të ushtruar pushtetin në qendrat e mëdha urbane.

I gjithë ky bilanc negativ duket sikur i jep të drejtën atij konglomerati të madh të përbërë nga politikanë të shkollës së vjetër, nga gazetarë dhe analistë të mësuar të ushqehen në mencën e së shkuarës, pseudo intelektualëve dhe pjestarëve të shoqërisë civile, për të cilët bataku është më i rehatshëm se ndryshimi, të shkruajnë nekrologjinë e revolucionit të 14 shkurtit.

Sipas tyre, Albin Kurti u ndëshkua për iluzionet e kota që ngjalli, ai u dënua për përdorimin e veriut për interesat e tij elektorale, ai dështoi pasi me arrogancën, mungesën e efikasitetit dhe mbylljen brenda një rrethi të ngushtë, i zhgënjeu shumë shpejt ata që besuan tek ai.

Por, përpos kësaj qasjeje që po dominon gjerësisht debatin post elektoral në Kosovë duhen parë edhe disa të vërteta të thjeshta.

Vetëvendosja mbetet në të njëjtat kuota si në zgjedhjet e mëparshme të tetorit 2019, kur në koalicion me LDK-në, Albin Kurti arriti të bëhet për herë të parë kryeministër. Pra nëse Vetëvendosjes i mungon një sasi votash që mori në plebishitin e 9 muajve më parë ato në fakt nuk ishin të sajat. Ajo ishte vota e zemëratës, zhgënjimit, mllefit me kastën e vjetër politike. Ajo ishte goditje kundër degradimit të LDK-së e cila mbeti peng e lolove të tipit Veliu, Hoti, Mustafa. Ajo ishte revoltë ndaj “klanit pronto” që mbënte prej kohësh peng PDK-në.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ne në Shqipëri, këto dy parti ditën të mësojnë shumë shpejt nga shuplaka e nxehtë që morën. Ato e ndryshuan radikalisht drejtimin e tyre. Me ardhjen e Lumir Abdixhikut rugovistët u tranformuan si nata me ditën. Ata ngritën në drejtim dijen, modernitetin, tolerancën e fjalorit të kombinuar me moskompromisin ndaj parimeve. Edhe partia e Thaçit e largoi hijen e rëndë të komandantëve duke e lënë drejtimin në duart e një figure urbane si Memli Krasniqi.

Pra, opozita kryesore e vendit diti të transformohet radikalisht sipas vullnetit të qytetarëve dhe ajo nuk mund të mos merrte kompesim elektoral për këtë.

Pikërisht ky ndryshim thelbësor shpjegon rikthimin e një sasie votash në drejtim të opozitës. Nëse duhet një shembull për këtë tezë, ai gjendet kollaj. Në Gjilan, ku LDK-ja u paraqit sërish me një figurë të së shkuarës, Lutfi Hazirin, fitoi sërisht Vetëvendosja, kurse në Prishtinë, ku Përparim Rama u shfaq si një gjetje befasuese, rugovistët e prekën në mënyrë normale suksesin.

Ky spastrim radikal i klasës politike, i cili gjenezën e ka tek fitorja e revolucionit të 14 shkurtit, të cilit i priu Vetëvendosja, solli një përmbysje të madhe në skenën politike kosovare çka u duk qartas edhe në këto zgjedhje. Efekti i tij kryesor është se ndryshe nga nëntë muaj më parë, këtë herë, beteja nuk ishte mes të mirës dhe të keqes, por mes normalitetit të alternativave të ndryshme. Ky është shpjegimi më pranë të vërtetës, i asaj që ndodhi këtë të dielë dhe që arsyeton faktin se përse kjo garë nuk u perceptua sërish me mendësinë e një referendumi plebishitar për të çuar “KREJT” votën në një vend të vetëm.

Pikërisht nga kjo pikë duhet të fillojë edhe reflektimi i asaj që ndodhi.

Së pari, Vetëvendosja, që ende ruan shumicën parlamentare për të qeverisur vendin, duhet të kuptojë se nuk mund të sillet më me metoda radikale në një periudhë post revolucionare. Përmbysja e nisur prej saj tashmë ka triumfuar, klasa politike e vjetër ka shkuar në shtëpi duke i dhënë fund së bashku me të edhe gjuhës, metodave dhe vendosmërisë që u përdorën në luftën kundër saj. Partia e Albin Kurtit tani ndodhet përballë sfidës më të madhe që ka pasur që prej themelimit, një dekadë e gjysëm më parë. Sepse ajo nuk ka më monopolin e njerëzve të rinj, të ndriçuar dhe të ndershëm. Çlirimi i partive kundërshtare nga kashenjtë e pavdekshëm, i ka bërë edhe ato njësoj të hapura kundrejt shtresave më të përparuara të shoqërisë. Madje ato janë edhe më të avantazhuara, në këtë garë pastrimi dhe rinovimi, duke pasur në favor faktin e të qenit në opozitë.

Testi real i Kurtit, nga sot e tutje, është të rishpikë vetveten duke mbajtur njëkohësisht edhe pushtetin. Ndonëse qenia në krye të qeverisë të shpie automatikisht drejt autoritarizmit dhe izolimit, ai duhet të tentojë të hapë partinë dike iu kthyer polifonisë së zërave dhe integritetit të personazheve që kishte Vetvendosja para skizmës së madhe me ata që më pas u larguan për të themeluar PSD-në.

Përveç kësaj, pra përpos hapave të vështirë që është i dënuar të ndërmarë, kryeministri i Kosovës ka edhe disa avantazhe nga rezultatet e 14 nëntorit. Fakti që tashmë ai nuk është mbartës i të gjithë pushteteve pjell automatikisht të mira elektorale. Nëse një nga shkaqet e fitores së Albin Kurtit në 14 shkurt ishte se ai u ndesh me njerëz që kontrollonin gjithçka edhe rezultati i garës së kësaj të diele mund të shpjegohet shumë mirë me instiktin popullor për mos e dorëzuar çdo vendimmarrje në të njëjtat duar.

Fakti se dy partitë kryesore të opozitës LDK dhe PDK, do të kenë një pushtet të madh lokal do ti bëjë përfaqësuesit e tyre të matshëm, të kritikueshëm, të gjykueshëm nga publiku. Nëse për disa Albin Kurti nuk është sot në kulmin e sharmit që mbart të qenit opozitar, as Përparim Rama, kur të zhysë duart në kaosin urban të Prishtinës, nuk do të ketë më aureolën e pacënueshme të këtij 14 nëntori.

Pra, loja sapo ka rifilluar dhe ata që parathonë dështimin e pashmangshëm të Vetëvendosjes mbeten si gjithmonë të nxituar. Sepse beteja e vërtetë është tjetër. Revolucioni i Vetëvendosjes solli në skenën politike, Lumir Abdixhikun, Përparim Ramën dhe Memli Krasniqin, ndërsa tani mbetet të shihet se sa do të jetë në gjendje ta transormojë Albin Kurtin, përballja me kundërshtarë krejt të rinj dhe krejt të ndryshëm.

Më Shumë

Sipas KQZ-së: Totaj po kryeson dukshëm ndaj Haskukës

KQZ vazhdon të proceson votat e numëruara në Prizren. Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, po prin me vota kundër kandidatit të LVV-së, Mytaher Haskuka.

Erdhi nga ShBA-ja për të votuar në Ratkoc të Rahovecit

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasditen e së shtunës ka ardhur Tonny Hoti, enkas për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar, raporton,Ekonomia...

Përfundojnë punimet në rrugën regjionale Brezovicë – Prevallë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet e rikonstruimit të rrugës...

Shaqir Totaj: Bashkë me qytetarët po sjellim ndryshimin e madh në Prizren

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë mbështetje të madhe edhe sonte në Hoqë të Qytetit, Poslishtë e Billushë të Vërrinit. Totaj ka...

Krasniqi: Qytetarët e Dragashit janë mobilizuar për fitoren e Shaban Shabanit më 14 nëntor

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Dragash ku i mirëprit nga qytetarët e kësaj komune dh përkrahësit e partisë së tij,...

Qytetari nga Prizreni “marakli” i zgjedhjeve: Nuk kam fjet tërë natën nga vesi për ta dhënë votën

Në 21 komuna të Kosovës është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur më kohë, kështu...

Carlo Tagliavini më 1942: Sllavët kanë ndikuar pak në shqipen e Kosovës, elementet shqiptare janë të shumta te serbët e bullgarët!

Aurenc Bebja Gazeta “Tempo”, më 30 prill 1942, në faqet 20-21, ka botuar shkrimin e gjuhëtarit italian Carlo Tagliavini mbi origjinën e shqiptarëve të Kosovës....

Sanchez përfundon në radarin e Milan-it

Futbollisti i Lille, Renato Sanchez, është lojtari i pëlqyer nga drejtuesit e klubit të Milan-it. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Sanchez shihet si zëvendësues...

Totaj merr mbështetje edhe nga Behgjet Pacolli në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Gjatë këtij takimi, Totaj ka thënë se Prizreni...

Nesër në këto vende nuk do të ketë rrymë në Prizren

KEDS ka publikuar orarin e ndalesave te rrymës për vendet qe do te atakohen nga punimet ne rrjet. Prizren 1. NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të...

Exitpolli i Albanian Post në T7: Prizrenin e fiton Shaqir Totaj

Televizioni T7 në bashkëpunim me Albanian Post kanë realizuar Exitpoll-in për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në Komunën e Prizrenit sipas këtij...

Sindikatat e Shëndetësisë paralajmërojnë grevë e masa radikale, Qeveria nuk po u përgjigjet kërkesave të tyre

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten do të marrë vendim për të nisur grevën e mund të ketë edhe masa më...

Therje me thikë në Prizren, viktima në rrezik për jetën

Policia e Kosovës ka njoftuar së një person është në rrezik për jetë pasi që është therur me thikë nga nga një tjetër. “Viktima është dërguar...

Haskuka prezanton projektet në fushën e trashëgimisë, kulturës dhe turizmit

Kryetari i Prizrenit, njëherësh kandidati i LVV-së edhe për një mandat në krye të kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka prezantuar sot projektet në fushën...

Një muaj paraburgim personit që sulmoi profesorin në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.11.2021 dhe mund...

Voton Mytaher Haskuka: Është një ditë për katër vite

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka, ka hedhur votën e tij në një qendër votimi. “Është një ditë për katër...

Lajmet e Fundit