0.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Kryeprokurori amerikan: Trumpi kishte autoritet për të vrarë Soleimanin

Presidenti amerikan, Donald Trump, qartazi ka pasur autoritet për të vrarë Qassem Soleimanin, ka thënë të hënën Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë e ka konsultuar departamentin e tij para sulmit ndaj komandantit iranian.

Barr u tha reporterëve se Soleimani ishte “cak legjitim ushtarak” dhe se sulmi ishte “një akt legjitim i vetëmbrojtjes”, raporton Reuters.

“Departamenti i Drejtësisë është konsultuar dhe thënë të drejtën nuk mendoj se ka qenë akt i atypëratyshëm”, ka thënë Barr. “Mendoj se presidenti qartazi ka pasur autoritetin për të vepruar mbi disa baza të ndryshme. Ne patëm një situatë ku iranianët kishin hyrë tashmë në një seri veprimesh të dhunshme të përshkallëzuara të ndërmarra kundër aleatëve tanë, kundër popullit amerikan, trupave tona, me qëllimin e zjarrtë për të na dëbuar nga Lindja e Mesme”, transmeton Koha.net.

Që nga sulmi i 3 janarit që vrau Soleimanin, kritikët kanë vënë në pikëpyetje pohimin e administratës Trump se Soleimani po planifikonte një sulm të menjëhershëm kundër SHBA-së, kohën e sulmit, koordinimin me administratën dhe vendimin e Trumpit për të mos e njoftuar Kongresin, i cili mban të drejtën për të shpallur luftë, për planet e tij.

Të hënën, Trumpi hodhi poshtë shumë brenga, në një cicërimë në Twitter, duke thënë se “nuk ka shumë rëndësi” nëse kërcënimi ishte i pashmangshëm.

“Gjenerali përgjegjës për këto përpjekje, Soleimani, ishte qartë një cak legjitim ushtarak. Patëm një hapësirë shumë të shkurtër kohore për të kryer sulmin”, tha Barr. “Ishte një akt legjitim i vetëmbrojtjes sepse ndërpreu sulmet që po ndodhnin – një fushatë kundër amerikanëve”.

Më Shumë

Historike: Peja 03 mposht Bashkimin dhe fiton Superkupën e Kosovës, trofeu i parë i klubit

KBF Peja 03 është shpallur fituese e Superkupës së Kosovës te femrat, duke mposhtur KBF Bashkimin me rezultat 65:61 në një finale dramatike. Ky është...

Super ndeshje në Rahovec: Bashkimi mposhtet sërish

Rahoveci 029 ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer para tifozëve të vet, duke mposhtur liderin Bashkimin me rezultat 77:72 (19:17, 21:17, 11:20, 26:18). Sfida...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit