10.5 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

Kryeprokurori Hoxhaj: Zyrtari i KKZ-së nuk manipuloi me vota

Syle HoxhajKryetari i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyçi është intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prizren. Bytyçi është dyshuar për manipulim të votavave. Kryeprokurori Sylë Hoxhaj, tha se Bytyci është intervistuar nga Policia dhe Prokuroria. “Prokuriaria ka intervistuar Bytyçin,por nuk ka gjetur asgjë të dyshuar”, tha Hoxhaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, Bytyçi është dyshuar për manipulim të votave. “Pas intervistimit ka dalë se votat që i ka pasur në qantë kanë qenë votat rezervë”, tha Hoxhaj.

Zyrtari i KKZ-së, Ilir Baldedaj tha se krejt kjo ngjarja ka ndodhur si rezultat e një dezinformate të anëtarit të LDK-së. “ Ato vota kanë qenë rezervë dhe dërgohen në vendet kur kontatohet se ka mungesë të tyre. Nuk ka pasur asnjë manipulim,por ka qenë dezinformatë e zyrtarit të LDK-së”, tha Baldedaj”.

Policia e Kosovës, ndërkaq pas intervistimit është duke u marrë me hetimet e mëtutjeshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi në Itali: Përqendrim maksimal për sfidën e nesërme në Reggio Emilia

Bashkimit i Prizrenit tashmë ka mbërritur në Itali dhe po zhvillon seancat e para stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme në Reggio Emilia,...

Kampioni kundër nënkampionit

ProCredit Superliga vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante. Derbi i javës zhvillohet të dielën, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi, raporton PrizrenPress. Duelet e...

Lajmet e Fundit