7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur sot në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran (LMT).

Në fillim të takimit, Kryeprokurori Kryeziu shprehu falenderimet për përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit, gjatë përmbushjes së detyrave të tyre.

Express Kredi nga BiCredit

Gjithashtu, Kryeziu ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it për strukturën dhe funksionimin e Prokurorisë së Prizrenit, mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj prokurorie, si dhe objektivat e ardhshme në përmbushjen e detyrave ligjore dhe kushtetuese.

Gjatë bisedës, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehën interes të veçantë për sfidat me të cilat përballet prokuroria, sidomos në fushën e bashkëpunimit me institucionet e tjera të drejtësisë, transparencën dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet e prokurorisë.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte lufta kundër veprave penale të korrupsionit, rastet ku zyrtarët policor janë të implikuar në këto vepra penale, si dhe veprat penale ndërkufitare, dhe sfidat që lidhen me ndjekjen e tyre, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Theks i veçantë iu kushtua edhe kapaciteteve logjistike, duke përfshirë pajisjet teknike për ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore në Prizren, me qëllim të arritjes së mëtejshme të stabilitetit dhe sigurimit të paqes, si dhe për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit në rajon.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator

Një skiator ka mbetur sot i lënduar si pasojë e një orteku bore në Brezovicë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv menaxheri i Qendrës së...

Policia ndalon një të ri në Prizren, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit

Një kontroll rutinë i policisë në komunikacion ka rezultuar me procedim penal ndaj një të riu në Prizren, i cili dyshohet për drejtim të...

Lajmet e Fundit