Kryeprokurori i Prizrenit, prezantoi raportin vjetor të punës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, të mërkurën ka prezantuar raportin vjetor të institucionit më të lartë të hetuesisë në Prizren. Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka mbajtur një konferencë për medie, duke publikuar të dhëna për punën e Prokurorisë gjatë vitit 2017.

Ai e vlerësoi tejet të suksesshme funksionimin e kësaj Prokurorie gjatë vitit që e lam pas, dhe bëri të ditur se ky institucion nga vitet paraprake në fillim të 2017-ës për personat madhor dhe të mitur ka trashëguar gjithsejtë 1918 kallëzime penale me 3141 persona. Gjatë vitit 2017 kundër personave madhor dhe të mitur në punë kemi pranuar 3930 kallëzime penale me 5165 persona.

Gjatë periudhës së kaluar një vjeçare, të gjitha departamentet kanë kryer 4550 kallëzime penale me 6228 persona, dhe në fund të vitit kanë ngelur 1306 kallëzime penale me 2078 perosna, ka bërë të ditur Kryeprokurori Shala. Edhe në këtë institucion, ka vijuar më tej Kryeprokurori Shala, prioritet kemi patur veprat penale kundër korrupsionit, ku nga vitet paraprake në 2017 janë trashëguar 21 kallëzime penale me 63 persona dhe gjatë vitit janë shtuar edhe 47 kallëzime të tjera me 82 persona.

Prej tyre janë zgjidhur 51 kallëzime me 118 persona, ka bërë të ditur ai. Sipas Kryeprokurorit Shala, edhe në këtë institucion nuk kanë munguar sfidat gjatë vitit që e lam pas, që sipas tij kanë qenë lëndët e shumta që kanë të bëjnë me veprën penale të përdorimit dhe shitjes së substancave narkotike dhe mosfunksionalizimi i kamerave në qytetin e Prizrenit, tha ai. Kryeprokurori Shala, shprehu besimin se vitin në vijim do të ngritet dukshëm performanca e këtij institucioni, duke pasur parasysh edhe rritjen e numrit të prokurorëve prej 24 sosh ./tvprizreni.com/

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit