22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kryhet ekspertiza e Astrit Deharit, avokati thotë se Ministria e Drejtësisë po hesht qëllimshëm

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër i ka kthyer përgjigje pas një viti Ministrisë së Drejtësisë për autopsinë e ish-aktivisitit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, mirëpo, e njejta nuk po publikohet nga ky institucion. Kështu ka deklaruar në një prononcim për Gazetën Express, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Gashi ka thënë se ka marrë informacion nga vetë instituti në Lozanë se autopsia është kryer pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, mirëpo, që për të njejtën autorizimin e rezultateve iu është thënë se e ka institucioni që e ka përcjellë kërkesën, pra Ministria e Drejtësisë.

“Masi e kanë marrë informatën ju kanë drejtu me shkresë, me i njoftu se është kry eskpertiza, kanë thënë se eshtë kry edhe i kanë thënë se i kanë autorizu që e kanë kry eksperitzën i kemi falenderu edhe i kemi kërkuar një kopje pastaj i kemi shkru ministrisë së drejtësisë në këtë kërkesë është edhe për prokurorin Lumezi ministria e ka dërgu I kemi kërkuar që të dërgohet edhe në gjuhën që është përpilu”, thotë Gashi, derisa shpjegon se ende nuk kanë marrë asnjë përgigjje.

Gazeta Express për këtë çështje ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Drejtësisë por këta të fundit nuk kanë folur për këtë temë.

Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, u arrestua më 30 gusht të vitit 2016, i dyshuar se bashkë me aktivistë të tjerë sulmuan Kuvendin e Kosovës.

Ai vdiq më 5 nëntor të po të njëjtit vit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit më 18 nëntor 2016 doli në përfundim se Dehari ka bërë vetëvrasje, por rezultatet e këtij raporti nuk u pranuan nga prindërit e të ndjerit.

Në tetorin e vitit të kaluar Qeveria e Kosovës me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ndarë mjetet financiare në shumën prej 50 mijë eurove për ekspertizë shtesë jashtë vendit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit./GazetaExpress/

Astrit Erdhi Dita…!Tani po dihet pse e vranë…! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vij dita në 2019, këtë ai e…

Gepostet von Tomë V. Gashi am Dienstag, 15. Oktober 2019

Më Shumë

Antidroga me aksion të madh në Prizren dhe Gjakovë, sekuestrohen kokainë e armë

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali. Mëson se gjatë...

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje. Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka...

Dhimbja

Lajmet e Fundit