6.4 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Ku është poezia e sotme shqipe?

 

Librat janë një botë e stërmadhe që përshtatet lehtësisht brenda kësaj botës sonë të vogël. Kjo e para është një botë që është gjithmonë aty, e kyçur brenda disa faqeve, duke pritur që dikush të shkojë dhe ta hapë, ta zbulojë. Gjendet aty, herë si përrallë, herë si roman, herë si poezi…, por gjithmonë aty gjendet, dhe nuk ndryshon me kohën. Sepse ndryshimi, edhe në këtë rast, është i pashmangshëm.

Librat kanë ndryshuar me kohën. Pra, ka ndyshuar edhe poezia, botërore dhe shqipe. Poezia shqipe ka kohë që ka filluar të zhvillohet. Gjatë historisë, ajo është shkruar nga emra të mëdhenj të popullit tonë, emra të mëdhenj që ia kanë rritur vlerën. Po ku është poezia e sotme shqipe? Është një pyetje që ndoshta bëhet shpesh, por unë nuk mendoj se mund t’i jipet një përgjigje e vërtetë, reale.

Mund të shprehet vetëm mendimi ynë për këtë, por unë nuk jam e sigurt se sa do të përkojë ai me realitetin. Prandaj e ndiej se duhet cekur që është thjesht mendimi im. Për mua, poezia e sotme shqipe është në gjendje … të mirë. Ka akoma mjaft shrimtarë të mëdhenj, mendje të ndritura, që e shkruajnë, e bëjnë të dashur për ne, shumë të vlefshme, por nuk më takon mua t’i përmend ata. Pavarësisht kësaj, ndonjëherë, thjesht ndonjëherë, më duket sikur poezia e ka humbur pak vlerën. Më parë, poezinë e shkruanin dhe e botonin vetëm shkrimtarët vërtetë të mëdhenjë, vërtetë poet, dhe poezia e tyre ishte më cilësore, më e ndjerë, më e vlefshme. Sot, ndonëse ka shumë poet të tillë, ka edhe shumë poezi të shkruara e të botuara aty – këtu që mua për veten time nuk më duket se shprehin diçka, se të komunikojnë diçka kur i lexon.

Më duket sikur janë shkruar sa për të thënë, jo sepse ashtu mendon autori, ashtu ndjehet vërtetë. Sikur të ishte vetëm ky aspekt te poezia e sotme shqipe, sesi më duket se ajo do të mbetej në hije. Fatmirësisht, nuk është ashtu. Poezia shqipe sot ka emra të mëdhenj që e mbajnë lart, pavarësisht asaj se ka edhe të tillë që ia ulin vlerën. Dhe sa të ekzistojnë këta të parët, poezia shqipe do të vazhdojë të mbetet lart! Gjërat ndyshojnë me kohën, qoftë për të mirë, qoftë për të keq. Edhe librat gjithashtu. Por ndyshimi sjell diçka të re, diçka …ndryshe, prandaj duhet të jetë i mirëpritur kur është për të mirë. Dhe ai gjithmonë i ka të dy anët në të. Për mua, sa kohë që e ka anën e mirë, ndryshimi është diçka që duhe të pranohet kudo, edhe te poezia e sotme shqipe.

Prizren, maj 2018 E përgatiti, Lumnije Rakaj

Më Shumë

Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

Valon Berisha, ish-drejtor i Financave dhe Kontabilitetit në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka rënë në pranga sikurse ish-drejtori i BKS’së, Sami Mazreku, përgjatë...

Bashkimi dënohet për sjellje të papranueshme të disa tifozëve: 3 ndeshje pa shikues në tribunën qëndrore dhe mbi 3 mijë euro gjobë

KB Bashkimi është dënuar me 3,200 euro gjobë dhe 3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore, pas sjelljes së papranueshme të...

Lajmet e Fundit