12.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Ku je baca Adem?

Gezim MekuliShkruan: Gëzim Mekuli
Fort i dashur baca Adem,
Hiq nuk ja ke qëlluar kësaj here! Jo, nuk ja ke qëlluar, bash hiq! E, a e din pse bacë? Sepse situata retorike e gjendja politike ku ne gjindemi sot, kërkon tjera fjalë, tjera gjykime e tjëra përqendrime.
Bacë, na ke mësu se duhet me qenë” burrë” e, mos me lakmu e, mos me u shitë. E ke dëshmuar këtë thënje bacë. Kush më mirë se ti, bacë?!E dimë kush ishte Rugova! E dimë, sepse e përjetuam, e dëgjuam dhe e pamë. E pamë edhe punën e tij dhe “burrninë” e tij, edhe diplomacinë që ai e prodhoj….
Por bacë, ne nuk po e shofim e nuk po e degjojmë kritikën tënde ndaj një pseudopilitikani dhe një rrenacaku që na mori në qafë, më shumë e më thellë, se sa “diplomacia e Rugovës”.
Bacë, Kosova u zvogëlua shumë në Qeverinë e këtij njeriu, po Bacë Kosova jonë e vogël u zvogëlua e po falet përdit e përnet!
U zvogëlua deti shqiptar, u zvogëlua bregdeti shqiptar, u zvogëlua toka e buka e Kosovës. Sa keq bacë, tradita e tradhëtisë së madhe po vazhdon, e po vazhdon. E unë nuk të pashë, e nuk të lexova e as s’të dëgjova se po e dënon e po «pështynë» këtë tradhëti e këtë kapitulim politik të «Qeverisë sonë.»

Po, është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare shitja e Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitja e Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Këto skandale e vetëvrasje politike kanë emër dhe mbiemër, por skandali e rrena, mashtrimi dhe krimi politik, ai ekonomik e kulturor i vitit 2013 ka, poashtu emër e mbiemër. Bacë! «ZAJEDNICA» u krijua. Historia «s’e di»! Unë e di. Ti e di, Ai e di! Ajo e di! Por kam frikën se nuk e dimë NE, populli!
Bacë i dashtur, ky njeri dhe, ekipi që ky po e ushqen, po i merr popullit bukën nga goja e po i vjedhë identitetin nga kujtesa e zemra.

Bacë i nderuar,
nuk ka media; as CNN, as BBC, e as «Voice of Amerika» që do e «shpërlajë» dhe do e konsilidoj të zezën historike të «ndërtuar» nga ky regjim e nga ky njeri. E Ju bacë nuk po flisni për këtë njeri! Akoma nuk po e shigjetoni?!
Pse bacë, pashë besën e pashë Flamurin, pse s’po flet për këtë njeri e për faqen e zezë të këtij njeriu?

Më Shumë

Lajmet e Fundit