Ragip Gajraku
Pse mor vëlla nuk dalin haptas këta trima që po mbledhin nënshkrime për shkarkimin e Dr. Haxhi Avdylit nga kreu i LDK-se ne Prizren dhe të tregojnë se cfare ka bërë ky njeri, cilat norma statutare i ka shkelur, ku rreshiti në program të LDK-së dhe pse,për cilat shkaqe e sebepe, po sakrifikohet një kuadër i ri e premtues?
C’është tërë ky konspiracion dhe hakmarrje e ish krerëve lokal të LDK-së kundër tij? Kujt është duke ia rrezikuar fotelen ky njeri? Dhe, cili është cmimi për kokën politike të një kuadri që në krye të degës së LDK-së në Prizren, ka ardhur në mënyrën më statutare dhe me demokratike të mundshme, pas një procedure shume korrekte (sipas fjaleve te aktereve qe kane udhehequr me procesin),ne konkurrence edhe me 3 kunderkandidat? Pse Prizreni, sot nuk ka asnje kuader te hajrit ne asnje organ qendror? Pse kjo logjik perjashtuese eshte instaluar ne te? A e bene dikush kete pyetje ne menyre te sinqerte ndonjehere?
Kujt i konvenon, qe kete parti,qe mburrej per demokraci te brendeshme,tolerance e mirekuptim,debat te hapur dhe ide kreative, t’a ndrydhe ne nje klub interesxhinjes,qe jane me vite drite larg filozofise politike e ideologjike te saj dhe LDK-n, e trajtojne si lope, te cilen mundesisht duhet mjelur perdite e sa me rrept,pa i dhene asaj, asgje? A ka mor ne ate Prishtine ndonje koke, qe i mendon keto ceshtje, qe nuk jane ne rend dite nga sot,por zvarriten me vite,pa i dhene shanse asnje organi qe te merret seriozisht me to?
Sakrifikimi Haxhi Avdylit ,eshte fillimi i fundit te cdo demokracie te brendeshme dhe sinjal per spastrime te metejme,ne stilin e pas Kuvendit te 6-te,kur kreret e instaluar nga kush e di kush,krenoheshin edhe kur ndahej nga trungu i saj , edhe me dege e nendege ,me arsyetimin cinik se “partia po spastrohet nga egjra”.Dhe dihet, ai “spastrim” gjeneral,kur u larguan kuadra, nder me profesionalet qe kishte LDK, ne zgjedhjet e para,me 2007,nga 45 perqind LDK ra ne 24 perqind dhe definitivisht e spostoi ate,nga primati qe gezonte dikur,jo vetem me numra,por edhe me ide,ne parti paterice per dikend tjeter.
Perkunder ndonje zeri te paqarte,aty-ketu, kurr nuk u analizuan shkaqet, edhe pse u paten pas krijuar disa mekanizma shume special per kete pune,jashta cdo norme statutare.Doli se ,ato fare komisionesh,me shefa e emra te medhej,kishin patur vetem nje synim; shpetimin e disa kokave te “medha” te LDK dhe blereje kohe,deri ne raundin tjeter….Haxhi Avdyli, eshte kryetari me legjitim ne krejte strukturat e LDK-se.Asnje ,asnje nga anetaret e KP e deri te Kryesia e Kryetari,nuk kane kaluar procedurat statutare,cfare i ka kaluar ky njeri.Heshtja e zerit te Haxhi Avdylit eshte fundi i cdo norme statutare e demokratike ne kete parti. Mos lejoni te ndodhe kjo!
(Marrë nga Facebook-u)