Kuçi: Përbërja e Qeverisë dihet gjatë javës

Kuci-hajredin5-30Marrëveshja në parim, e arritur në mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritet të finalizohet gjatë kësaj jave.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka thënë për Telegrafin se janë duke bërë konsulta me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për mandatarët e qeverisë së re.

I pyetur se kur do të dihen emrat e atyre që do ta përbëjnë ekzekutivin e ri, Kuçi është shprehur optimist se kjo do të ndodhë gjatë kësaj jave.

“Brenda javës, besoj”, ka thënë shkurt ai.

Bërja publike e Qeverisë së koalicionit PDK-LDK do të heq edhe dilemat se kush do të jetë kryeministri.

Nga partia e Isa Mustafës kanë theksuar se janë të vendosur që pozitën e kryeministrit të mos e negociojnë me asnjë kusht.

Madje, deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, ka theksuar se koalicionin PDK-LDK, është “koalicion i zorit”.

Ndryshe, javën e kaluar pas më tepër se pesë muaj, partia e Mustafës ka vendosur që, përmes marrëveshjes me partinë e Thaçit, ta zhbllokoj ngërçin politik./Telegrafi/

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit