Kuçi: Problemet në burgun e Prizrenit nuk do të përsëriten

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe zëvendësi i tij Lirak Qelaj, kanë vizituar qendrën e paraburgimit në Prizren, njofton Klan Kosova

Ministri Kuçi në Prizren u takua me Hyrjet Selaj ushtrues detyre i Drejtorit të Burgut, i cili e informoi për punën e tyre dhe numrin e personave që gjenden në këtë qendër.

Kuçi premtoi se në bashkëpunim me udhëheqësit e qendrës, do të zgjidhin problemet që ndodhën kohëve të fundit në burgun e Prizrenit, duke siguruar që ato nuk do të përsëriten më.

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit