(Kujdes: pamje të rënda) Siria është kthyer në një ferr të vërtetë

Ky është momenti kur disa vullnetarë po ndihmojnë një motoçiklist, i goditur nga një sulm ajror qeveritar.

Pavarësisht përpjekjes së “Helmetave të bardha”, ai humbi jetën.

Sipas Daily Mail, ai ishte mes 91 personave që ndërruan jetë nga sulmet ajrore në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut.

Shumë prej tyre u lënduan për shkak të një sulmi me gaz klorinë.

Mes tyre ka edhe shumë fëmijë.

Mjekët thonë se po shohin plagë nga napalmi dhe bombat-fuçi, të ndaluara me konventat ndërkombëtare.

Luftimet në Siri janë intensifikuar së fundmi, kurse pamjet që vijnë prej andej janë tronditëse.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit