6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Kuka: Patëm një javë me shumë probleme por fundi në Paris ishte brilant

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, e ka vlerësuar brilante paraqitjen e ekipit të tij në Grand Slamin e Parisit ditën e djeshme.

Të shtunën, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë. Distria për herë të parë fitoi të artën në garën që njihet si më prestigjiozja e xhudos. Ndërkohë për Norën ishte medalja e parë në Paris.

Pjesëmarrëse në garë ishte edhe Laura Fazliu, e cila e shënoi një fitore, por, sipas Kukës, nga mungesa e përvojës humbi në garën e dytë.

Suksesi i madh në Grand Slamin e Parisit erdhi në fund të një jave me shumë probleme për ekipin e Kosovës në xhudo.

Për Koha.net, trajneri Kuka ka treguar edhe për mungesën e Majlinda Kelmendit, që fillimisht ishte në listën e atyre që është dashur të garojnë në Paris.

“Ishte një javë me shumë probleme, por garueset në fund më shpërblyen me paraqitje brilante. Në mes të javës vendosëm për Distrinë që të mos heqë kilogramë, pasi ka mjaftueshëm pikë në kategorinë deri 48 kilogramë. Heqja e kilogramëve gjithmonë është sfidë e vështirë për Distrinë. Për Majlindën në ditët e fundit kemi vendosur që të mos marrë pjesë për arsye objektive. Por për opinionin po e bëj të ditur se nuk ka diçka për brengosje. Thjesht, Majlinda dhe gjithçka rreth saj e ka një qëllim – Olimpiadën”, ka thënë Kuka të dielën për Koha.net.

Ai ka folur edhe për shkëlqimin në tatami të Distrisë e Norës.

“Nora ishte e shkëlqyeshme. Mori medaljen e parë të saj në Paris, në garën më të fortë pas Botërorit e Olimpiadës. Ka mposhtur garuese të nivelit më të lartë dhe realisht ka përmbushur pritjet prej saj. Kriza e vitit të kaluar tashmë është tejkaluar. Performanca e Distrisë ishte e çmendur. Të mposhtësh në një garë garuese, si Shishime, Menezes e Giuffrida tregon mjaftueshëm. Në finale ishte bravuroze. Ajo ka potencial të madh që shpresoj të kulmojë kur duhet – në Lojëra Olimpike. Laura Fazliu e shënoi fitoren e parë në nivel të lartë. Në luftën e dytë ishte në rrugë të mirë, por u ngut dhe nga mungesa e përvojës humbi rastin të ecë tutje. Në përgjithësi, një javë e ngarkuar me shumë telashe e pati një fund perfekt për mua si trajner, por besoj edhe për krejt sportdashësit tanë”, ka thënë mjeshtri Driton Kuka.

Më Shumë

Plumbi qorr godet zyret e Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit është goditur nga një plumb qorr. Ngjarja raportohet se ka ndodhur të dielën, më 19 janar.   Plumbi qorr...

Dënohet me vdekje këngëtari iranian për fyerje ndaj profetit Muhamed

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje këngëtarin e njohur, Amir Hossein Maghsoudloo, i njohur si Tataloo, pasi ai u dënua për blasfemi, sipas...

Lajmet e Fundit