9.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

“Kukulla” vjen me premierë në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren

Me tekst të Miro Gavran e regji të Kaltrim Balajt, më 8 korrik në Teatrin e Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, jepet premiera e shfaqjes “Kukulla”

Marko, 39 vjeçar ndahet nga e dashura e tij Maria, dhe në internet e sheh që është krijuar një Kukull e cila duket si njeri për nga lëkura e saj dhe ka inteligjence më të madhe se të njeriut. Ajo është krijuar që të përmbushë kërkesat dhe nevojat seksuale të mashkullit dhe është e programuar që të jetë një shtëpiake e mirë, kjo e bënë Markon që ta marrë këtë Kukull dhe të vazhdojë jetën e tij për gjashtë muaj me Kukullën.

Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Alban Krasniqi dhe Hajat Toçilla ndërsa ass.regjie është Mahir Musliu, kostumet nga Samka Ferri, skenografia Petrit Bakalli e udhëheqës i projektit Fetah Paçarizi.

Shfaqja vjen më 8 korrik me fillim nga ora 20:00./ KultPlus.com

Më Shumë

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim...

Një i mitur dyshohet për kanosje dhe shkrepje të armës në Rahovec

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së martës në Rahovec, ku një i mitur dyshohet se ka kanosur një person dhe...

Lajmet e Fundit