Kundërshtohet ndërtimi i hidrocentralit në Drinin e Bardhë

Një digë e madhe do të ndërtohet në grykën e Drinit të Bardhë në Dobrusht të Prizrenit.

Ajo do të jetë pjesë e hidrocentralit “EcoDri” që planifikohet të realizohet në lumin më të madh në Kosovë, nga kompania me të njëjtin emër.

Shfrytëzimi i kësaj rrjedhe për prodhim të rrymës po shihet me shqetësim nga shoqëria civile për shkak të degradimit të mjedisit. Ndër ta, edhe nga Federata e Peshkatarëve të Kosovës.

Bashkim Krasniqi thotë se hidrocentrali e dëmton faunën dhe e degradon mjedisin.

Kundër prodhuesit energjetik janë edhe nga opozita lokale e Prizrenit. Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se do ta kundërshtojnë çdo nismë që mund ta dëmtojë ambientin.

Veshët zgjatur i kanë edhe banorët përreth, pasi nuk e dinë nëse projekti gjigant do ta dëmtojë zonën.  Për ta, kompania “EcoDri” dhe Ministria e Ambientit ka thirrur dëgjim publik më 25 shkurt. Takimin e organizon Komuna e Prizrenit, kryetari i së cilës shprehet se nuk di gjë për planin e hidrocentralit.

Por, Mytaher Haskuka thotë se do ta kundërshtojnë ndërtimin nëse konstatojnë se projekti është i dëmshëm.

Haskuka me gjasë nuk e ka lexuar raportin 87 faqësh të publikuar në faqen e ministrisë. Këtu thuhet se hidrocentrali do të jetë në favor të prodhimit dhe nuk do ta dëmtojë shumë mjedisin. Derisa projekti parasheh shfrytëzimin e 80% të rrjedhës.

Drejtoresha e EcoDrinit, Rreze Bërdynaj, nuk pranoi të prononcohet, vetëm se në telefon tha se do të telefonojë kur ta shohë të arsyeshme.

Hidrocentralet janë industri e re në vend. Por, kjo është kundërshtuar vazhdimisht nga avokuesit ekologjikë. Disa prej tyre që janë kundërshtuar më së shumti janë ata të Deçanit dhe Shtërpcës.

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit