9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Kur ka qajtur për herë të fundit Ridvan Tahiri?

Humanisti i njohur dhe personi që ka shërbyer në gjetjen e shumë qytetarëve të humbur në vendin tonë, Ridvan Tahiri, ka treguar pikën e tij të dobët në emisionin “Përtej Tregimit” në Kanal 10.

“Unë kam qenë në shumë aksione të organizuara, por kur kam shkuar pas hoxhës Halil Kastrati, ka qenë ndjenjë e veçant dhe kam qajtur mjaft”, ka thënë Tahiri, përcjell Portali.info.

Tutje, ai ka thënë se gjatë periudhës së pandemisë, ka shkuar me kreun e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në shumë aksione humanitare dhe ka thënë se mbajtja e lotëve në këto ngjarje është mjaft e vështirë.

“Kur kam shkuar me Halil Kastratin gjatë pandemisë, i kam thënë se nuk do të vi më pasi që nuk kam më lot për të derdhur. Ka qenë normale kur ka qajtur ndonjë fëmijë apo femër, por kur kam parë Halil Kastratin duke qajtur, unë ia kam plasur vajit me të madhe”, ka deklaruar Tahiri.

Kujtomë se Ridvan Tahiri, së bashku me ekipin e tij kanë kontribuar në gjetjen e shumë personave të humbur, përfshirë këtu edhe të mitur. /PORTALI.info

Më Shumë

Dragash: Kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person në Dragash. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari gjersa ishte në stacion policor lidhur me një rast...

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Lajmet e Fundit