Kurti deklarohet pasi as Gjykata Supreme nuk ia lejoi kandidimin në zgjedhje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti është deklaruar pas vendimit të Gjykatës Supreme, ku është vendosur që Kurtit të mos i lejohet kandidimi.

Kurti gjatë një vizite në Prizren, tha se ende nuk e ka parë vendimin e Supremes, pasi që ta shohin vendimin thotë se do ta analizojnë që të ndërmarrin hapa të mëtutjeshëm.

“Secili prej duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu sic ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu”, ka thënë Kurti.

Në vendimin e Supremes thuhet se kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, duhet të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së, duke lënë kështu jashtë liste liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit