6.5 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Kurti: Koalicioni LDK-VV, zgjedhjet do t’i shndërronte në festë

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti tha se arritja e një koalicioni në mes LDK-së dhe VV, zgjedhjet do t’i shndërronte në festë.

Sipas tij, përkundër dallimeve, koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, do ta nxjerrtë nga kriza Kosovën.
:
“Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në , kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja:, tha Kurti për RTV Besa në Prizren.

Ai tregon se bisedimet me LDK-në, po shkojnë në rrugë të mbarë.

“Bisedimet po shkojnë mbarë. Ekziston një atmosferë konstruktive:.
Sipas tij, nëse arrihet koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike, “do të përpilohet një platformë qeverisëse që do ta nxjerrë vendin nga kriza”.
Me 22 gusht, Kuvendi i Kosovës, pritet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe...

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

Nga Ben Blushi Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më...

Lajmet e Fundit