8.7 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Kurti: Në vjeshtë edhe spitali i Prizrenit do të bëhet me rezonancë magnetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë përuruar rezonancën magnetike në spitalin e Pediatrisë në QKUK.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se kjo rezonancë është në vlerë mbi 1 milion euro dhe së është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Pas funksionalizmit të rezonancës magnetike më spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në spitalin Pediatrik këtu në QKUK. Ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në spitalin e Prizrenit. Në njërën anë ne dëshirojmë që të kemi sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientë e të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurtra për pacientet”.

“Me qenë se shërimi dhe terapia varen shumë prej diagostifikimit sa më cilësor sa më të thellë kjo në njërën anë varet nga kuadri mjekësore ndërkaq në anën tjetër edhe nga teknologjia moderne që është kjo rezonancë magnetite. Vlera e së cilës është mbi 1 milion euro dhe që është sërish donacion për çfarë ne edhe falënderoj Emiratet e Bashkuara Arabe. Ta gëzojnë edhe mjekët edhe pacientët”, ka thënë Kurti. /EO

Më Shumë

50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Prizrenasit me fitore të vështirë ndaj “Vreshtarëve”

Bashkimi arriti fitoren e dytë këtë edicion të ProCredit Superligës. Edhe pse nuk e patën aspak lehtë, prizrenasit fituan ndaj Rahoveci 029 me rezultat...

Lajmet e Fundit