Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit.
Kjo festë tradicionale, e cila shënohet çdo vit më 5 maj, edhe këtë vit po organizohet në Parkun e Prizrenit. Përveç qytetarëve vendas, vizitorë nga mbarë Kosova janë drejtuar që në mëngjes drejt zonës ku ndodhet tyrbja e Babës Karabash.
Në një atmosferë festive, pjesëmarrësit kanë veshur rrobat e tyre më të bukura, duke i dhënë ngjyra dhe gjallëri manifestimit. Lëkundëset, karuselët dhe lojërat e tjera të vendosura paraprakisht kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen e fëmijëve.

Produktet tradicionale të Karabashit, si biskotat me pasqyrë dhe enët prej balte që simbolizojnë një vit të begatë, mbeten ndër artikujt më të kërkuar. Qytetarët që festojnë ardhjen e verës nuk harrojnë të marrin me vete edhe degë të gjelbra për t’i varur në dyert e shtëpive të tyre, si simbol i mbarësisë.
Ndërkohë, për arsye sigurie, Policia ka mbyllur zonën e festimeve për qarkullimin e automjeteve që nga orët e para të mëngjesit./RTKLive


Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren