-0.4 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Kurti nga Prizreni: Në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka presion nga BE-ja e as nga ShBA-ja për të rinisur dialogu në mes Kosovës e Serbisë, derisa konfirmoi se një takim i tillë do të mbahet në mes të qershorit.

Kurti nga Prizreni ku po qëndron për vizitë, tha se dialogu do të jetë parimor dhe i drejtë ku Kosova do të jetë palë në bisedime.

“Do të ketë një takim kah mesi i qershorit, sot është 1 qershori nuk është mesi i qershorit…Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë po është palë në bisedime dhe me dijen, programin tonë dhe me ndërgjegjen e përgjegjësinë që kemi treguar ngaherë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës për interesat e Republikës së Kosovës”, tha ai.

I pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kurti tha se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik.

“Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e që besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, tha ai.

Kreu i qeverisë nuk është përgjigjur në pyetjen se a ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Ndërsa, sa i përket kandidatit të LVV për Prizrenin, tha se këto çështje do t’i kryejnë pas pushimeve verore.

Më Shumë

Vidhen disa topa të futbollit nga salla e edukatës fizike në një shkollë të Rahovecit

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten në Rahovec. Por, rasti është lajmëruar në polici të hënën. Dyshohet se persona të panjohur kanë depërtuar me...

Policia shqiptoi 2051 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2051 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit