6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Kurti prezanton punën e Qeverisë: Në 100 ditë kemi marrë 192 vendime

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku kryeministri në detyrë Albin Kurti, është duke prezantuar punën e bërë gjatë këtyre 100 ditëve.

Kurti deklaroi se prioritetet e kësaj Qeverie ishin të përcaktuara nga qytetarët, transmeton Telegrafi.

“Zgjedhjet e 6 tetorit të shprehura nga qytetarët e Kosovës për ndryshim, ne i kthyem në Qeveri të reformave më 3 shkurt, dhe sot janë bërë 100 ditë të punës sonë. Unë jam zgjedhur kryeministër në një kohë ku në secilin sondazh qytetarët kanë listuar korrupsionin dhe papunësinë si problemet kryesore të tyre, dhe një ndër arsyet pse ata e kanë lëshuar vendin edhe në paqe edhe pas pavarësisë. Pra, korrupsion i lartë qeveritar dhe papunësi e lartë qytetarë, ose mjerimi i madh i qytetarëve në një anë korrupsionin e zhvatja e buxhetit nga qeveritarët në anën tjetër. Prandaj, ndryshe nuk kishte se si të ndodhte sepse prioritet e kësaj qeverie ishin përcaktuar nga qytetarët më 6 tetor”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurti ka thënë se pas zgjedhjes së tij si kryeministër, ai ka filluar me vendime e veprime për ndaljen e korrupsionit.

“Kabinet i vogël e paga të vogla, sepse jemi vend i vogël. Kemi nisur si kabinet i ri një kulturë të re të qeverisjes, punojmë për të shërbyer qytetarët, e nuk punësohen të afërmit për të sunduar popullin”, deklaroi ai.

Kryeministri në detyrë ka pohuar se gjatë këtyre 100 ditëve kanë marrë 192 vendime./Telegrafi/

Më Shumë

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Lajmet e Fundit