Kurti: Qeveria ka shumë numra, por s’ka fuqi – ne kemi pak numra, por kemi shumë fuqi

Kurti-Mats StaffanssonAlbin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me Puhie Demakun, sekretare për Marrëdhënie me Jashtë, pritën në takim Ambasadorin e Suedisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, shkëlqesinë e tij, Mats Staffansson, i cili shoqërohej nga Shefi i Zyrës Suedeze në Prishtinë, Henrik Nilsson dhe bashkëpunëtori i tij, Alexander Mojsiejuk.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me këto ngjarje, me theks të veçantë te stabiliteti ekonomik dhe politik i Kosovës.

“Qeveria ka shumë numra, por nuk ka fuqi, ne kemi pak numra por kemi shumë fuqi”, tha Albin Kurti.

Ai më tutje, theksoi se sa i përket zhvillimit ekonomik Kosova duhet të shihet në kontekst ekonomik, e jo si interes gjeopolitik, vetëm atëherë Kosova ka mundësi të mirë të prosperojë ekonomikisht.

Kurse sa i përket “Trepçës”, ai tha: “Ne ishim për ta mbështetur projektligjin për shndërrimin e “Trepçës” në ndërmarrje publike, por Qeveria u tërhoq, sepse ndërhyri Vuçiqi”.

Përgjatë takimit u diskutua edhe çështja e vazhdimit të dialogut dhe puna opozitare e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit