16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kurti: Sot e përmbushim vizionin e Adem Jasharit për Ushtrinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 25 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari ka thënë se përvjetori i parë i kësaj ngjarje ishte shënuar me moton “Ai është gjallë”, “përpara se të vinte prapë marsi dhe kjo ceremoni të bëhej e përvjetshme dhe të shënohej me emrin “Epopeja e UÇK-së”.

“Në këtë 25 vjetor të Epopesë të UÇK-së le të kujtojmë fillet e kësaj tradite përkujtimore të nisur me 5, 6 dhe 7 mars të vititi 1999, kur ushtarët e UÇK-së për herë të parë thanë “Ai është gjallë”, ka thënë Kurti.

 

 

“Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot, veçanërisht te ju ushtarët e FSK-së”.

Në këtë ceremoni përkujtimore, Kurti ka folur dhe për ushtarët, oficerët dhe nënoficerët e FSK-së. “Sa here që e veshni uniformën tuaj mos harroni që po e mbani një uniformë të prejardhur nga uniforma e Adem Jasharit, kryekomandtit të UÇK-së”, ka theksuar Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka potencuar se sot është përmbushur vizioni i atëhershëm i komandantit legjendar Adem Jashari, për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Sot ne e përmbushim vizionin edhe vizionin e atëhershëm të Adem Jasharit për Ushtrinë e Kosovës, teksa e ndihmojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila është në proces të transformimit, në Forcat e Armatosura të Kosovës, duke shtuar personelin dhe rritur kapacitetet, duke u pajisur me pajisje moderne, dhe duke u trajnuar e stërvitur në akademitë më të mira ushtarake të vendeve tona aleate”, ka thënë i pari i Qeverisë.

 

 

Në këtë ceremoni përkujtimore, kreu i ekzekutivit ka thënë se lufta e viteve 1998-1999 përveçse na ka çliruar nga pushtuesi dhe okupatori, na ka hapur dhe rrugën që të krijojmë institucione demokratike dhe të qëndrueshme.

“Ishte kjo luftë që jo vetëm na çliroi nga pushtuesi dhe okupatori dhe më pas na solli shtetin e Republikën, por dhe ajo që na krijoi hapësirën për të jetuar në liri dhe na hapi rrugën të krijojmë institucionet demokratike e të qëndrueshme. Kështu nga një popull i pushtuar nga shekulli i kaluar, në këtë shekull jemi bërë shoqëri moderne që respekton të drejtat e njeriut, dhe që qdo ditë është duke u bërë më përparimtar”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Këtë të diel janë bërë 25 vjet nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.

Sulmin e gjerë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Serbia e kishte koncentruar në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt/

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit