7.8 C
Prizren
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Kusari-Lila flet për të arriturat e Qeverisë Kurti, thotë se nuk e mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për të arriturat e Qeverisë Kurti gjatë mandatit të parë qeverisës.

Ajo ka thënë se viti i parë është karakterizuar me rritjen e ekonomisë dhe sukses në rend e ligj.

“Nesër bëhet një vit që prej ne kemi marr mandatin. Ka qenë një vit dinamik që u karakterizua me efektet e pandemisë. Vit që ka shënuar progres në rritjen ekonomike, vit i cili ka hap mundësi të reja për vitin që jemi dhe që vjen. Ka pasur një mori të agjencive që ka pasur pa borde. Në aspektin legjislativ, 109 projektligje i janë proceduar kuvendit për miratim”, ka thënë Kusari-Lila.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Ajo tha se është hera e parë që një qeveri ka luftuar në mënyrë sistematike krimin e organizuar.

“Është hera e parë që një qeveri në mënyrë sistematike ka luftuar krimin e organizuar. Kemi parë aksione të vazhdueshme si në veri të vendit ashtu edhe në pjesë tjera. Në një kohë tepër të ndjeshme Qeveria Kurti ka treguar stabilitetin në qeverisjen e saj. Kushdo që synon dhe kritikon duhet të marr pasqyrën dhe të shoh veprimet e veta që ka pasur por edhe sjelljen. Jemi duke u ballafaquar me akumulim të pakënaqësive me dekada”, tha Kusari-Lila.

Shefja e deputetëve të LVV-së foli edhe për iniciativën e PDK-së për tërheqjen e parave nga Trusti, ku tha se nuk do ta mbështesin.

“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë. Sepse vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjeçare. Na mbetet të diskutojmë me opozitën për modalitete tjera të ndihmës për qytetarët”, tha ajo. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit