5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Kush ishte “Banda njëshe” që i këndoi dashurisë ‘pa gjini’?

Vetëm 7 vjeç, shkroi këngën e parë. Këngëtar, autor tekstesh, instrumentist, producent dhe aktor. Muzika e tij, përfshin një shumëllojshmëri të gjerë stilesh, duke përfshirë: funk, rock, R&B, soul, psychedelia dhe pop. Princi, i njohur si Princ Rogers Nelson, ka lindur në Mineapolis, atje ku ka kultivuar hershëm dashurinë për muzikën, artin, transmeton Konica.al

Albumi i vitit 1979, u bë platin për shkak të suksesit të këngës “Why You Wanna Treat Me So Bad?” dhe “I Wanna Be Your Lover”. Ai u pranua në “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 2004. Legjendarët “Rolling Stone” e renditën këngëtarin Princ, të 27-in mes 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Princi vdiq ditën e 21 prillit të vitit 206 në Minesota, në moshën 57-vjeçare

Ishte njëri prej këngëtarëve më të famshëm të viteve ’80-’90, me hitet si “Cream” dhe “Kiss”. Edhe pse shumica e vlerësojnë si hitin më të madh të tij, këngën “Purple Rain”. Gjatë karrierës së tij, ai ka realizuar 30 albume dhe ka shitur 10 milionë të tilla.

Princi i vërtetë i popit dhe princi dhe shumë më tepër, i guximit artistik. E gjithë rinia e formësuar në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ka një dramë krejtësisht të “tepërt” dhe të “fryrë” në karakteret tona. Sigurisht, këtu ka dorë muzikanti Prince. Jo se ai ka zbuluar dramën, apo se kishte hipnotizuar rininë e kësaj dekade (megjithëse, nuk është larg mendsh kjo), por sepse Prince, ka qenë një prej interpretuesve të shkëlqyeshëm dhe të paharrueshëm të kësaj mënyre jetese.

Prince, në dallim nga Michael Jackson, i cili ka njihej për pasionin, ka pasur edhe guximin të eksplorojë më tej, më thellë dhe në zona shumë më provokative e më të “dyshimta”. Kënga e tij “Sexy MF” e viteve nëntëdhjetë, është një nga pikat kulminante të shprehjes së lirë në muzikën perëndimore. Megjithëse nuk do të mbetet kënga më e popullarizuar e muzikantit Prince, ajo sigurisht është një nga këngët që shpreh më së miri unikalitetin dhe guximin e tij, por sidomos edhe mënyrën sesi është ndier në mesin e të tjerëve.

Ishte e pamundur të rriteshe dhe të mos vallëzoje një sentish me një vajzë apo djalë dhe pikërisht me këngën “Purple Rain” të Prince. “Purple Rain” e kanë thënë kush e di sa herë, se ka qenë himni i të gjithë atyre që kanë qenë të vetëdijshëm për kulturën botërore. Kjo këngë është sigurisht një prej këngëve më ikonike të mënyrës së jetës në vitet tetëdhjetë, raporti i një dashurie tragjike dhe të papërmbushur. Prince, me gjithë stilin, me gjithë gjenialitetin dhe risitë, ka qenë një prej artistëve më të guximshëm të muzikantëve që ka njohur bota. Kur doli me këngën “Kiss”, sigurisht ishte artisti më i urryer, më i poshtëruar dhe më i nënvlerësuar (megjithëse, ka pasur një diskografi të pasur edhe para kësaj kënge).

Ishte i urryer pikërisht sepse, në mes të erës së egoizmit mashkullor, maçoizmit dhe burrërisë së promovuar në vitet tetëdhjetë, Prince doli me një këngë, video dhe shprehje tërësisht “të butë” mashkullore duke asociuar, në homoseksualizmin, së paku biseksualizmin. Po ashtu edhe në vitet nëntëdhjetë ka qenë një prej muzikantëve më avangardë të pop muzikës.

Disa nga këngët e tij, si “Sexy MF”, “Cream” etj., kishin krijuar një nivel tjetër, të panjohur deri më atëherë të shprehjes muzikore, si në teknikë po ashtu edhe në eksplorimin e domosdoshëm, në lirinë e shprehjes. Anglishtja ka një shprehje të njohur: “one man band” (banda njëshe), Prince, gjithmonë ka qenë njeriu i talenteve të shumëfishta: ka qenë këngëtari, muzika, vallëzuesi dhe aktruesi i artit të tij.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit