8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Trump pezullon aplikimet për qëndrim të përhershëm në ShBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do t’i pezullojë aplikimet e shtetasve të huaj për qëndrim të përhershëm në SHBA, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Trump tha se kjo masë do t’i mbrojë vendet e punës për amerikanët.

Nuk është e qartë ende se sa efektive do të jetë ajo, pasi shumica e shërbimeve të vizave tashmë janë pezulluar për shkak të koronavirusit.

Kritikët thonë se Trump po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga përgjigjja e tij ndaj pandemisë.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 45,000 viktima.

Demokratët po ashtu e akuzojnë administratën se e shfrytëzon pandeminë për të goditur imigrimin.

Kjo çështje, për kohë të gjatë, ka qenë temë e fuqishme e fushatës së Trumpit, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, por ajo ka dalë në plan të dytë gjatë krizës me koronavirus.

Trump tha se urdhri ekzekutiv me vendimin ka gjasa të nënshkruhet të mërkurën.

Më shumë se 20 milionë amerikanë kanë humbur punën, për shkak të masave të izolimit nga pandemia e koronavirusit.

Trump tha se Qeveria e tij ka një “detyrë serioze” për të siguruar rikthimin e punës për ta.

Më Shumë

Prizreni dhe Shqipëria drejt bashkëpunimit në bujqësi: Drejtori Kadriaj e fton ministrin Salla për vizitë zyrtare

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, po përfaqëson Komunën në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, i...

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Lajmet e Fundit