Duke pasë parasysh faktin e shpërndarjes së këngëve online, e formën e pagesave për “streaming”, nuk është dhe aq e lehtë për artistët e kohës së sotme të bëjnë para.
Siç duket një numër në rritje i artistëve kanë gjetur një formë tjetër për të gjeneruar të ardhura. E kjo është padi ndaj njëri tjetrit.
Përgjatë viteve të kaluara, janë ngritur një numër relativisht i madh i padive nga yjet botërore, sa i përket të drejtave autoriale. Ndër këta artistë janë Kendrick Lamar, Sam Smith, Robin Thicke etj… .
Kësaj liste i bashkëngjiten edhe shumë të tjerë, ndërkaq në vazhdim mund të lexoni për dhjetë paditë më të “nxehta”, në lidhje me çështjet e lartpërmendura.
“Stairway To Heaven”- Led Zeppelin
Një nga paditë e kohëve të fundit e më të përfolura është ajo që ka vënë anëtarin e rok bendit Spirit përballë autorëve Robert Plant dhe Jimmy Page. Në padi thuhet se një pjesë e instrumentalit është marrë nga “Taurus” e Spirit, dhe është përdorur tek “Stairway To Heaven”.
“I Do This” – Kendrick Lamar
Zotëruesit e publikimit “Don’t You Want to Stay” nga Bill Withers, kanë thënë reperi ka marrë këngën komplete, vetëm ka bashkangjitur tekstin e tij.
“Love Is a Wonderful Thing” – Michael Bolton
Në vitin 1994, Bolton ka paguar shumën më të larte për të drejtën autoriale (me përjashtimë “Blurred Lines”) mbi 5 milion dollarë. Padia ndaj tij ishte për përdorimin e pjesëve të këngës me titullin e njëjtë nga Isley Brothers.
“Babe I’m Gonna Leave You” – Led Zeppelin
Anne Breden ka ngritur padi mbi bazën që kjo vepër ka qenë e shkruar nga ajo, gjë që rezultoi që emri i saj të shtohej tek kopjet e mëvonshme “Zep classic”. Ky ishte kompozimi më i mirë i saj.
“Anybody Seen My Baby” – The Rolling Stones
Bendi më i mirë, rock’n’roll, i të gjitha kohërave është dashur të luftoj për të marrë meritat e pjesshme për shkak të ngjashmërinë e këngës me “Constant Craving” të 1997-tës.
“Creep” – Radiohead
Për shkak të ngjashmërisë me “The Air That I Breathe” , për meritat e shkrimit janë shtuar edhe dy emra; Albert Hammond dhe Mike Hazlewood.
“I Keep Forgetting” – Michael McDonald
Doobie Brother janë detyruar të fusin emrat e Leiber dhe Stoller, për shkak të një lidhje me këngën me emër të njëjtë të incizuar nga Chuck Jackson në vitet e 60ta.
“Ice Ice Baby” – Vanilla Ice
Reperi është paditur për shkak të ngjashmërisë së notave të kësaj kënge me atë të David Bowie “Under Pressure”. Ice është pajtuar të ndajë një pjesë të fitimeve me autorët origjinal.
“My Sweet Lord” – George Harrison
Një nga rastet e plagjiaturës më të përfolura deri në ditët e sotme. Harrison është dashur të paguaj shuma të mëdha shkrimtarit Ronnie Mack, i cili shkroi “He’s So Fine’ për Chiffons. Kënga e Beatles kishte ngjashmëri melodike me të.
“The Old Man Down the Road” – John Fogerty
Është një nga rastet më absurde në histori të muzikës. Padia ndaj Fogetry ka qenë që ky kishte vjedhur këngën e tij. Kompania “Fantasy recors” ka paditur Fogerty për ripërdorimin e hitit të tij të mëparshëm “Run Through the Jungle”. Si përfundim gjykata ka vendosur në favor të Fogetry.