13.3 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Kushtëzimi i vizave, goditje për Kosovën

“Për Qeverinë e Kosovës, e cila nuk ka ide zhvillimore, largimi i qindra-mijëra qytetarëve, liberalizimi i vizave dhe rrjedhimisht largimi i qytetarëve do të përbente një lehtësim nga presioni qytetar, por ky nuk është interes i Kosovës”,tha analisti Nexhmedin Spahiu për “Kosova Sot”

Raportimet e fundit në medie, sipas të cilave BE-ja mund të marrë vendim të shpejtë për liberalizimin e i vizave për Kosovën, por me disa kushte, të cilat nuk ishin vendosur deri më tani për asnjë vend tjetër, duke paparë edhe një klauzolë suspendimi, e cila do të aktivizohet automatikisht nëse shteti nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta të kushteve, nga spektri politik opozitar dhe analistët në vend po shihet si një nga dëshmitë më të fuqishme që flasin se BE-ja nuk i beson kësaj klase politike të instaluar në kupolën qeveritare, e cila nuk po tregohet e gatshme për t’u pastruar rrënjësisht nga krimi dhe korrupsioni.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismail Kurteshi, ka pohuar se një qeveri serioze do të plotësonte kushtet si të gjitha shtetet e tjera dhe nuk do të pranonte diçka që vjen me kushtëzime, por derisa Qeveria e Kosovës i është nënshtruar një dialogu me Serbinë në të cilin dominon me kushtëzime pala serbe, atëherë edhe në këtë proces prapaskenat e kushtëzimeve janë të kësaj natyre dhe ato ka gjasa të pranohen si mashtrim për qytetarët e Kosovës. “BE- e di që me këta pushtetarë mund të sillen si të duan t’ju marrin e t’ju japin çka të duan ata vetë ose çka t’ju sugjerojë Serbia. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë pa viza, e kjo ka ndodhur sepse qeveritarët nuk e kanë luftuar korrupsionin për arsye që të gjithë e dimë, sepse ata janë vetë korrupsioni”, tha Ismail Kurteshi../kosova sot/

Më Shumë

Rexhaj i VV-së: Nuk do të jem kandidat për kryetar Prizreni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka konfirmuar në “Politiko” se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Rexhaj nuk ka treguar se...

Rexhaj-VV: Ne do ta përsërisim propozimin për Haxhiun – kryeparlamentare

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka deklaruar se përsëri propozimi për kryeparlamentare është Albulena Haxhiu dhe nuk ndryshojë mendim, raporton Ekonomia Online. “Po shkoj lart,...

Lajmet e Fundit