4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Kuvendi, drejt bindjes

Analistët kosovarë presin që deputetët të sillen me përgjegjësi para detyrimeve për t’u ballafaquar me drejtësinë përmes Gjykatës së re dhe në herën e dytë nuk do ta dështojnë sërish seancën

Njohësit e rrethanave politike në Kosovë, të mësuar me praktikat e mëhershme të presionit ndërkombëtar mbi lidershipin vendor dhe institucionet, vlerësojnë se edhe sa i takon dështimit të javës së kaluar për votim të amendamentit kushtetues për Gjykatën Speciale, presioni i faktorit ndërkombëtar në rritje do të ndikojë në marrjen e vendimit të shpejtë për riprocedim në Kuvend dhe votim të suksesshëm.

Driton Selmanaj nga KDI-ja mendon se deputetët, nuk do të mund t’u rezistojnë presioneve ndërkombëtare.

“Mendoj që jo vetëm presioni, sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, por mendoj dështimi i PDK-së në seancën e së premtes nuk do të përsëritet, do të marrë fund, sepse dhe raportet eventuale mes subjekteve politike në vend dhe raportet me zyrat diplomatikë në Kosovë do të viheshin skajshmërish në pikëpyetje. Pra, besoj që deputetët këtë herë do të gjejnë formë dhe kurajë që ta procedojnë dhe miratojnë edhe këtë çështje që gjendet para tyre”, tha për “Kosova Sot”, analisti Selmanaj.

Ai pret që riprocedimi në Kuvend do të bëhet pa përpjekje të ndonjë ndryshimi eventual në përmbajtjen e amendamenteve nga hera e kaluar./Kosova Sot/

Më Shumë

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Lajmet e Fundit