13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ekzekutohen me kallashnikov dy turistë çekë në Shkodër

Dy turistë çekë janë vrarë me armë zjarri në Prekal të komunës Postribë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur turistët, me automjetin e tyre, sapo kaluan fshatin Urë e Shtrenjtë, në lagjen e parë të fshatit Prekal, diku afër kufirit ndarës të dy fshatrave që i kanë përkasin komunës Postribë, tashmë pjesë e bashkisë së Shkodrës.

Mësohet se çifti i turistëve çekë udhëtonte me një fuoristradë ngjyrë bezhë të markës “Nissan” drejt Thethit. Ata kishin zgjedhur aksin Postribë-Kir-Pult-Shalë, përgjatë lumit Kir.

Në rrethana akoma të paqarta, turistët çekë janë qëlluar me armë zjarri automatik dhe kanë gjetur vdekjen, ndërsa mjeti është ndalur disa metër më tutje në anë të rrugës, transmeton Shekulli.

Një banor i zonës rrëfen se ka qenë duke shkuar në Prekal, bashkë me persona të tjerë, dhe janë ndalur për të pirë ujë, kur kanë parë fuoristradën që i ka parakaluar. Pas rreth 20 minutash e kanë dalluar automjetin të ndaluar në anë të rrugës dhe kanë njoftuar policinë, duke ecur disa metra në këmbë, tek një vend që ka valë celulari.

Më Shumë

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit