10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Kuvendi shqyrton ligjin për pasurinë e zyrtarëve publik

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë me seancën e radhës, ku pritet të shqyrtohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë. Gjatë kësaj seance e cila është zhbllokuar me përkrahjen e gjithë grupeve parlamentare, pritet të shqyrtohet raporti vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2012, raporti vjetor i Auditimit për vitin 2012.

Po ashtu, pritet të shqyrtohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, projektligji për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe projektligji për aktet normative.

Përveç, shqyrtimeve, legjislacioni pritet të formojë edhe Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës,si dhe pritet të bëhet emërimi i anëtarëve të Organit Përzgjedhës të Pavarur për zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëvetë Organit Shqyrtues të Prokurimit, emërimi i anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës dheemërimi i dy anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Ndryshe, me propozimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, legjislativi i vendit ka zhbllokuar punën përkohësisht, pasi ishte bllokuar si pasoj e mospajtimeve mes pozitës dhe opozitës rreth procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Propozimin e Krasniqin e kanë përkrahur edhe shefat e grupeve parlamentare, megjithatë, si pozita ashtu edhe opozita kanë theksuar se nuk do të lëvizin nga qëndrimet e tyre që i kanë pasur deri me tani rreth privatizimit të PTK-së./Kosovapress/

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Lajmet e Fundit