2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kuvendi voton rialokimin e 2.3 milionë eurove nga marrëveshja IPA 2017

Kuvendi i Kosovës me 86 vota ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit numër një të marrëveshjes financiare IPA 2017 pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përmes të cilit mundësohet rialokimi i shumës prej 2.3 milionë eurove nga disa kontrata të pashpenzuara.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka arsyetuar këtë projektligj, derisa ka treguar se çka do të përfitohet me anë të saj.

“Qëllimi i amendamentimit të marrëveshjes në fjalë është që të mundësohet rialokimi i shumës prej 2.3 milionë euro nga disa kontrata të pashpenzuara dhe kursime në kuadër të veprimit të programit, përkatësisht instrumentit të përafrimit e Bashkimit Evropian dhe përmes kësaj të mundësohet kontraktimi i kësaj shume në kontrata ekzistuese brenda afatit kontraktual prej tre viteve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes origjinale e që data origjinale ka qenë 22 tetor 2018. Rialokimi do të shtojë 2.3 milionë euro në veprimin numër një instrumenti i përafrimit dhe Bashkimit Evropian, nga veprimi numër dy mbështetja në pjesëmarrje të programeve të BE-së dhe atë në shumën e 300 mijë eurove. Nga veprimi numër tre, mbështetja e Bashkimit Evropian për përparësitë politike dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit në shumën e 1.9 milionë eurove dhe nga veprimi numër pesë mbështetja e Bashkimit Evropian për sistemin e të drejtave të pronësisë intelektuale në Kosovë 0.1 milion euro”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se shumat e marra nga këto projekte janë kursime dhe do të përdoren për të mbështetur zbatimin e projekteve tjera, siç është ndërrimi i filtrave të Kosovës B dhe për ndërtimin e shkollave të parapara me marrëveshjen financiare paraprake.

Mbështetje i kanë dhënë edhe partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Lajmet e Fundit