11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Komuna e Prizrenit pa përfaqësues ligjor, kërkon të shtyhen seancat ku është palë në procedurë

Komuna e Prizrenit përmes një shkrese drejtuar Gjykatës Themelore në Prizren, ka kërkuar që të shtyhen të gjitha seancat e parapara, ku palë është Komuna e Prizrenit, për shkak se për momentin nuk ka përfaqësues ligjor.

Kjo kërkesë është dërguar tek Gjykata Themelore në Prizren, nga zëvendësi i kryetarit, më 15 tetor 2021.

Në kërkesën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se Komuna e Prizrenit ka qenë e përfaqësuar nga Zyra e Avokatisë “Blerim Mazreku” SHPK, e cila zyrë ka pasur autorizim dhe ka qenë e obliguar që të japë shërbime për Komunën e Prizrenit deri më 14 tetor 2021.

Tutje aty thuhet se Komuna e Prizrenit ka filluar procedurën për zgjedhjen e përfaqësuesit ligjor, por për shkak të procedurave akoma nuk është përfunduar dhe për momentin Komuna e Prizrenit nuk ka përfaqësues.

Për këtë arsye, kanë lutur Gjykatën Themelore në Prizren se duke pasur parasysh këtë fakt dhe interesin e përgjithshëm t’i shtyjë të gjitha seancat e parapara për këtë javë dhe javën e ardhshme dhe të njëjtat të shtyhen për së paku 15 ditë, derisa të zgjidhet përfaqësuesi ligjor dhe që me këtë të mos dëmtohen interesat e Komunës. /BetimipërDrejtësi

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për dy mësimdhënës/ mësimdhënëse

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit