6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ky është bari që po hulumtohet për kancerin në zorrë, efektshmëria në 100 për qind

Një bari eksperimental i kancerit duket se ka shëruar çdo pacient të vetëm në një provë të vogël klinike të kryer në SHBA.

Mes tjerash, 12 pacientët, të cilët të gjithë ishin diagnostikuar me kancer rektal, hynë në hulumtim pasi morën barin ‘dotarlimab’ për një periudhë gjashtëmujore, sipas një studimi të botuar në ‘The New England Journal of Medicine’ transmeton Gazeta Shneta.

“Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e kancerit,” tha Dr. Luis Diaz, një nga autorët kryesorë të punimit dhe një onkolog në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në New York për burimin medial New York Times.

Pacientët gjithashtu nuk pësuan efekte anësore të rëndësishme gjatë rrjedhës së trajtimit të tyre, megjithëse besohet se nuk janë përfshirë njerëz të mjaftueshëm në studim për të theksuar reaksionet e ndryshme anësore që mund të shkaktohen nga bari.

Edhe pse të emocionuar nga hulumtimi, shkencëtarët kanë thënë se rezultatet premtuese do të duhet të përsëriten dhe kanë paralajmëruar të mos arrihet në përfundimin se kanceri ishte zhdukur përgjithmonë.

Dostarlimab është një bari imunoterapie që përdoret në trajtimin e kancerit endometrial, por ky ishte hetimi i parë klinik nëse mund të ishte efektiv kundër tumoreve të kancerit rektal.

Bari funksionon duke demaskuar qelizat e kancerit, duke lejuar sistemin imunitar t’i identifikojë dhe shkatërrojë ato.

Për hulumtim, 12 pacientët morën barin dotarlimab çdo tre javë – për gjashtë muaj. Ky trajtim do të pasohej nga kimioterapia standarde dhe kirurgjia.

Megjithatë, gjashtë muaj pasi pacientët ndaluan marrjen e barnave, kanceri i tyre ishte zhdukur, duke qenë i pazbulueshëm nga ekzaminimi fizik, endoskopia, PET ose skanimet MRI. /Gazeta Shneta/

Më Shumë

Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.   Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje...

Kurti: Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit, pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve në Lugishtë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat...

Lajmet e Fundit