12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Ky është kandidati i Nismës për Malishevë

Nisma Socialdemokrate ka bërë me dije se kandidat i saj për kryetar të komunës së Malishevës është Ekrem Kastrati.

Burime brenda kësaj partie bëjnë me dije se Kastrati ka marrë mbështetjen e degës së kësaj partie që të jetë kandidat për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ekrem Kastrati rrjedh nga një familje patriotike dhe bujare nga fshati Turjakë. Kastrati është një ndër celulat e para të UÇK-së në komunën e Malishevës. Ai ka qenë i burgosur politik dhe i dënuar me 10 vjet burg. Ka kaluar nëpër shumë burgje të Kosovës e të Serbisë, ndër to edhe në masakrën e burgut të Dubravës.

Ekrem Kastrati me profesion është jurist, ndërsa pas luftës ka kryer shumë detyra menaxheriale, duke filluar nga Posta dhe Telekomi i Kosovës, në QKUK, pastaj sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe kryeinspektor i Inspektoratit të Punës.
Ekrem Kastrati ka kundërkandidatë për komunën e Malishevës Isni Kilajn e PDK-së dhe Alban Kastratin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Previous article
Next article

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit