11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ky është mjeku që i mori 10 mijë euro prizrenases për ta punësuar në Spitalin e Prizrenit

Policia Rajonale e Prizrenit ka arrestuar dje rreth orës 13:00, një mjek, i cili dyshohet se i mori 10 mijë euro prizrenasit për të ia punësuar vajzën, në Spitalin e Prizrenit.

Gazeta Insajderi ka mësuar brenda burimeve të sigurta se 35 vjeçari që u arrestua për mashtrim është mjeku, Enik Lajqi.

Këto burime i thanë Gazetës, se Lajqi kishte lidhur kontratë për specializim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ishte duke specializuar, në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.

Sipas Prokurorisë, Lajqi i kishte marrë fillimisht 4 mijë euro qytetarit nga Prizreni, me premtimin se vajzën do të ia punësonte në spitalin Rajonal të Prizrenit.

Nga prizrenasi (babi i vajzës), Lajqi kishte marrë edhe shuma të tjera parash, vlera e të cilave arrin në total 10 mijë euro.

Specializanti i Klinikës Maksillofaciale, ishte nën llupën e hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Prizrenit që nga 1 shtatori i 2022, kur edhe ishte raportuar rasti.

“Pas një pune operativo-hetimore disa mujore, duke i zbatuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me datën 08.02.2023, rreth orës 13:00, hetuesit kanë arrestuar një të dyshuar (E.L. 35 vjeç, mjekë), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke filluar nga muaji prill i vitit 2021, duke i premtuar viktimës se do i ndihmonte në punësimin e anëtarit të familjes (vajzën) në Spitalin Rajonal në Prizren, arrin që ta bind viktimën që t’ia jep fillimisht 4.000 Euro dhe në vazhdimësi duke i marrë edhe shuma të tjera, vlera e të cilave arrin në total rreth 10000 (dhjet mijë) Euro”, thuhet në njoftim prokurorisë.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në bazë të urdhrit verbal të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Rasti është nën hetime.

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit