Komuna e Prizrenit planifikon të ndajë nga 10 mijë euro për Turqinë dhe Skënderajn

Kuvendi Komunal i Prizenit do të mbajë nesër mbledhje të jashtëzakonshme, ku pritet të ndajë 10 mijë euro për Turqinë pas tërmeteve dhe 10 mijë të tjera për Komunën e Skënderajt pas vërshimeve.

Sipas njoftimit të kësaj komune, mbledhja do të nis në orën 11:00.

“Me kërkesë të Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, Kuvendi Komunal i Prizrenit më 14.02.2023 (e martë), do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpinë e Bardhë, në orën 11:00.

Pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është: ”Ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 10.000 Eurove për Republikën e Turqisë dhe shuma tjetër prej 10.000 eurove për Komunën e Skenderajt””, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Nderohen dëshmorët dhe martirët në Budakovë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për homazhet e zhvilluara në fshatin Budakovë, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. “Sot i nderuam...

Lajmet e Fundit