16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Letër e hapur Kryeministrit të Kosovës, Kryeparlamentarit dhe Ministrit të Arsmit

rami berishaaaShkruan: Rami Berisha

Kryeministër, Kryeparlametar, MInistër i Arsimit, nëse këto që ua them nuk janë të vërteta, kërkoj nga ju të tre që të jeni dëshmitar për burgosjen time dhe denimin tim sipas ligjeve të Kosovës.

Letrën e hapur publike për Ju, figurat qëndrore të shtetit të Kosovës po e nis me një infomacion. Në Prizren janë terrorizuar mësimdhënësit, ata që punojnë dhe ata që janë në pritje të një vendi të punës, u ka hyrë frika në palcë dhe nuk guxojnë të flasin edhe kur shkelet dinjiteti dhe personaliteti i tyre. Kjo është e frikshme, Kryeministër, Kryeparlamentar, Ministër i Arsimit. Shpjegimet pse po ndodh kjo do t’i gjeni më poshtë në këtë letër. Por para se të ua shpjegoj ato, kërkoj nga ju që të tre së bashku të vini në Prizren dhe ta jepni shembullin konkret se do të punoni ashtu siç jeni betuar para qytetarëve të Kosovës.

Ministër Arsim Bajrami peytja e parë që e kam për ju është. Përse është ndarë universiteti në drejtime të caktuara dhe varëtësit tuaj në Drejtorinë e Arsimit në Prizren nuk e respektojnë. Një shëmbull konkret. Në konkursin e fundit në shkollën Mati Logoreci, nuk pranohet një kandidat me fakultet adekuar, por një tjetër me FSHMN, MIrë e lëmë edhe ndarjen e Universitetit në drejtime të caktuar sepse dhe ju do të thoni se ka mund të jetë më zoti ky me FSHMN. Jo ministër. Jo sepse edhe Komisioni ka vlerësuar se ky kandidati me fakultet adekuat, ishte më I përgatitur. Nuk e di çka thuhet ne letrat e DKA-së në Prizren, sepse Drejtori i Arsimit mund edhe ti falsifikojë ato, siç i ka falsifikuar edhe faturat e harxhimeve për manifestimin e aktiviteteve të nxënësve në një manifestim që bëhet këtu në Prizren, siç i ka falsifikuar letrat e komisionit i cili e vlerësoi si më të mirë, ndërsa ai kur nuk e pranoi një drejtor shkolle, një ekspert të Arsimitn në Prizren vetëm pse ai nuk ishte as në PDK as në LDK. MInistër përse ndarja në fakultete dhe sidomos në Fakultet të edukimit kur në shkollat e Prizrenit punojne me klasat prej të parës deri të pestën me fakultet gjuhës shqipe e fakultete tjera. Respekt për këto kuadro por përse bëhet ndarja në Universitet, kur ajo nuk respektohet. Hajde ministër në Prizren dhe unë ju dërgoj në shkollat ku punojnë mësimdhënës me shkollë të mesme, ndërsa kuadro kemi plot.

Ministër, Institucioni i konkursit është devalvuar në masë ekstreme. Unë para se ta marrë vesh edhe vetë drejtori i shkollës dhe krejt kandidatët e kam ditur kush do të punësohet mësimdhënës në një shkollë në një fshat të Prizrenit. A nuk është kjo skandaloze. Dhe e kam bërë publike dy ditë para se të shpallen rezultatet. Ai kandidatë u pranua. Si e dita unë Ministër, kur as s’jam profet dhe as s’kam parë ëndërr. Në shkollën “Mati Logoreci” në Prizren nuk është pranuar kandidati me fakultet adekuat. E përsëris do të thoni ai me FSHMN ka mund të jetë më i Zoti. Jo ministër, për punësimin e këtij me FSHMN, është përdorur emri i kryeparalamentarit Kadri Veseli.

Prandaj përveç nga ju kërkoj edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli, që së bashku me ju të vijë në Prizren, dhe unë bashkë me ju në shkollën Mati Logoreci e verifikojmë, do të shkjojmë edhe në fshatin tjetër dhe e verifikojmë, i thërrasim edhe kandidatët. Krymenistër, po ju drejtohem edhe juve siç po i drejtohem kryeparlamentarit dhe Ministrit të Arsimit. Në Prizren, në Institucionet e vendit po shitet vendi i punës. Çmimi për nje vend pune ne Arsim ka arritur në 6000 mijë euro. Në Prizren një kandidatë është pranuar pa intervenime, i ka qëras shokët, por pas dy dite i është thënë gabim të kemi pranuar. Një tjetër është ftuar të shkoj të punoj të hënën, por kur ka ardh e hëna i është thënë jo tjetër kush është pranuar. Një tjetër e ka paguar “kaparin” 1 mijë euro të pazarit prej pesë mijë eurove për punësim në Arsim. Ende nuk është punësuar parat e kaparit nuk i janë kthyer. Hajdeni ju lutem në Prizren e jepnu guxim këtyre njerëze që të flasin sepse vetëm para juve do të flasin, sepse kur t’i lexojnë këta reshta këta njerëz, do të frikësohen më shumë se unë se do të zbulohen, prandaj po ju them publikisht hajdeni të tre bashkë e iu japim guxim këtyre që të flasin për të drejtën e tyre.

Po nuk erdhët ju në Prizren t’i anuloni dy konkurset e fundit këta nuk do të flasin kurrë, e të dhënat e dy konkurseve të fundit po ua përsëris edhe njëherë. Në të parin edhe pse kandiati ishte adekuat dhe ishte edhe më i mirë në intervistë edhe sipas komisionit nuk u pranua.Kjo është lehtë e verifikusehme. Në rastin e dytë nuk u pranua një mësimdhënëse që e kishte fituar vendin e punës një muaj përpara, ndërsa pas një muaji nuk ishte e aftë për atë vend të punës. Une dija se nuk do të pranohet, për dallim prej burimeve tjera këtë burim do të ua jap, edhe pse mund të rrezikohem nga ai. Është zyrtari në DKA që ka vendosur kush të pranohet e jo komisioni. A e di kryeministër çka i kanë thënë në shkollë kësaj kadidateje që nuk u pranua, natyrisht duke e ironizuar gjendjen në Arsim. “Merri sendet e tua edhe shko se ti një muaj më përapara gabim të paskemi pranuar(ishte pranuar si zavendësim për një lehonë) sepse për kontratë 6 mujore s’kanë llogari të japin poara. Krymeinistër, Kryeparlementar, MInistër i Arsimit.

DIsa ditë përpara, në zyren e kryetarit të Prizrenit qëndroi Komisioni për Arsim i në Parlamentit të Kosovës, për të ia tërhequr vërejtjen kryetarit të Prizrenit dhe zyrtarëve të Arsimit se gjendja në Arsim nuk është e mirë. Zyrtarët komunal e injoruan Komisionin e Parlamentit, dhe nuk dolën fare në Konferencë për shtyp. Foli veç kryetari i Komisionit për Arsim në Parlamentin e Kosovës, prandaj ju ftojë, hajdeni të tre së bashku e shptojeni Arsimin prizrenas, ju lutem, ju përgjërohem, sepse janë në pyetje gjeneratat e ardhshme, arsimimi i tyre. Këto që ua thash janë pak. Hajdeni në Prizren e ua them të gjitha. Kryeministër, Kryeparlametar, Ministër i Arsimit, nëse këto që ua them nuk janë të vërteta, kërkoj nga ju të tre që të jeni dëshmitar për burgosjen time dhe denimin tim sipas ligjeve të Kosovës.

Më Shumë

Lajmet e Fundit