15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Lagjet në Prizren që mbesin pa ujë të pijshëm të hënën

Qytetarët e komunës së Prizrenit, gjegjësisht banorët e lagjes Bazhdarana dhe rrugës Kosova, do të mbesin pa ujë të hënën me 25 shkurt prej orës 8 të mëngjesit deri në orën 17 në mbrëmje.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor në Prizren, Nderona Kurtaj ka bërë të ditur se ndërprerja e furnizimit me ujë do të bëhet si pasojë e punimeve që do të zhvillohen brenda lokacionit “40 Burimet”, në kuadër të projektit “Ndërtimi i gypësjellësit kryesor për qytetin e Prizrenit“.

“Si rezultat i këtyre punimeve do të vijë pjesërisht tek ndërprerja e disa burimeve të ujit dhe me këtë edhe pakësimi i furnizimit të mjaftueshëm me ujë të pijes. Lagjet që nuk do të kenë furnizim stabil do të jenë këto: Lagjja Bazhdarana, rruga “Kosova“”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se pas përfundimit të punimeve do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm.

Më Shumë

Bashkimi mposhti Trepçën në miqësore

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës në miqësoren e zhvilluar sonte në “Sezai Surroi” në Prizren, ku kishte rreth 1 mijë shikues. Ekipi prizrenas ka...

Botohet libri i Arsim Bajramit “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”

Ky studim është bërë në 25-vjetorin e mbajtjes së Konferencës së Rambujesë dhe bombardimeve të NATO-s në Kosovë, që mundësoi çlirimin dhe më vonë...

Lajmet e Fundit