16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Lajçak: Kosova që moti ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova që moti ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe se tani mund të jetë momentumi i duhur që kjo të ndodhë.

Lajçak tha se i kupton plotësisht kosovarët në këtë pjesë, pasi që, sipas tij, kjo është mjaftë e ndieshme.

Ai tha se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër në këtë drejtim dhe asnjëherë më parë nuk është folur për këtë më shumë se tani.

““Plotësisht e kuptoj sa e ndjeshme është kjo çështje për ju, Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur kriteret, po shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare. Nuk mund të them kur do të ndodh kjo, por mbështetja dhe vëmendja nuk ka qenë kurrë më e madhe”, tha Lajcak.

Kurse sa i përket marrëveshjes për targat ai tha se nuk dëshiron të spekuloje.“Nuk dua të spekuloj sa i përket reagimit në Serbi, sot do të jem në Serbi dhe do të shohim se çfarë do të jetë më tutje”, tha ai.

Ndërsa sa i përket asociacionit Lajçak tha se nuk ka një propozim për këtë. “Ka një marrëveshje për këtë dhe kjo duhet të zbatohet. Nuk ka propozim në tavolinë për asociacion me komunat me shumicë serbe në takimin mes Bislimit e Kurtit. Është normale që të dy palët t’i përkufizojnë në procesin e dialogut e pastaj të vazhdojmë procesin, ne jemi që t’i ndihmojmë”, tha ai në konferencën për media.

Kurse në pyetjen se a do të ketë njohja mes dy vendeve, Lajçak tha se nuk do të ketë anëtarësim pa njohje reciproke. “ Kjo është arsyeja e takimeve mes të dy vendeve, në normalizimin e raporteve të dy vendeve”, tha ai

Më Shumë

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Lajmet e Fundit