11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Lajmërohet Isa Mustafa: LDK nga zgjedhjet del edhe më e fuqishme

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në 31-vjetorin e krijimit të partisë në të cilën ai udhëheq ka shkruar për situatën politike në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një shkrim në Facebook Mustafa thotë se Kosova këto ditë po përballet me sfidën e pandemisë, ku LDK-ja së bashku me kuadrot më të mirë, po mundohet që të japë maksimumin për ta tejkaluar edhe këtë gjendje.

“LDK-ja aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.  LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar”, thotë ai.

“LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj të jetë formacioni kryesor politik në vend. Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së, prandaj krejt në fund urime të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë i njejti.

 

Më Shumë

Ndërprerje e energjisë sot në Gorozhub, Mile, Plane dhe një pjesë të Zhurit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë...

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit