Lamtumirë !

Komandant i Njësisë së Deminimit në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), Sejdi Krasniqi, u varros sot në varrezat e dëshmorëve në Landodvicë të Prizrenit.

Bashkëluftëtarët e UÇK-së, kanë çmuar lartë figurën e tij.

Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, Enver Cikaqi, tha se Sejdi Krasniqi, ka rrjedhur nga një familje atdhetare.

“ Ka qenë veprimtar i devotshëm për lirinë e Kosovës qysh në kohët e hershme, duke dhënë kontribut të madh në luftë, e më pas edhe në ngritjen dhe zhvillimin e TMK-së e cila më pas është transformuar në FSK”, tha Cikaqi.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, një fjalë rasti e ka mbajtur sekretari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.

“Sot po ndahemi nga një bashkëluftëtar, i cili dha kontribut të madh në luftën çlirimtare”.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se ndarja nga jeta e Sejdi Krasniqit, Prizreni dhe Kosova humbën luftëtarin dhe profesionistin ushtarak të dalluar.

Në emër të familjes, ka folur djali i të ndjerit, Arbnori.

Ai tha se familja krenohet që kishte një anëtar të saj të tillë, i cili për veprat e tij jetësore po nderohet nga miqtë e bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e popullit. /tvprizreni.com/

Me nderime ushtarake u varros kapiten Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit i FSK-së

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit