2.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Largimi i Limajt, zbeh fuqinë politike të PDK-së

Limaj-Thaci-Kupa

(E plotësuar) Largimi i Fatmir Limaj, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, nga kjo parti për analistët politik në vend, nuk është ndonjë lajm i ri për opinionin. Kjo për shkakun se kjo lëvizje është pritur që nga zgjedhjet lokale. Sipas analistëve largimi i figurave të larta dhe me ndikim mund ta zbeh fuqinë politike të PDK-së.

Lajmi për largimin e Fatmir Limajt nga PDK dhe paralajmërimi për formimin e një subjekti të ri politik, nuk ka qenë i papritur. Një vlerësim të tillë e bëjnë analistët politik, të cilët thonë se në bazë të zhvillimeve të fundit ky hap madje wshtw i vonuar. Sipas analistit, Ardian Arifajt, tani edhe për PDK-në edhe për Limajn është e rëndësishme menaxhimi i situatës në këtë fazë.

“Për PDK-në do të jetë me rëndësi si do ta menaxhojë këtë fazë kur nga partia del njëri prej zyrtarëve më të lartë dhe më të njohur për opinionin publik dhe njësoj do të jetë e rëndësishme për Limajn se si do ta menaxhojë ai iniciativën për krijimin e partisë së re”, tha Arifaj për Radio Kosovën.

Ndërsa Albert Krasniqi nga instituti KIPRED, tha se në bazë të ndikimit të Limajt në PDK-në, dhe përkrahja që ka pasur në këtë parti, pritet që një pjesë e elektoratit të PDK-së ta ketë mbështetje.

“Besoj që një pjesë të madhe të elektoratit të PDK-së do ta marrin pas vetës, kjo edhe duke përfituar edhe për shkak të përçarjeve të brendshme me të cilat po përballet PDK-ja. E dijmë që persona që nuk kanë peshë të madhe politike dhe të elektoratit të PDK-së janë shpërblyer me pozita të larta brenda këtij subjekti dhe këta përçarje politike dhe largimi i këtyre figurave të larta të PDK-së pa dyshim se do të ndikojë me dobësimin e PDK-së.

Ndërkohë, zyrtarë të PDK-së të kontaktuar nga Radio Kosova, nuk kanë dashur të deklarohen rreth kësaj çështjeje.

Limaj do t’i shkaktoi humbje kolosale PDK-së

Analisti politik, Avni Mazreku, i cili është i afërt me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin, ka deklaruar se subjekti që ata do të formojnë do t’i shkaktojë humbje Partisë Demokratike të Kosovës.

“PDK do të pësojë humbje të mëdha, humbje kolosale do të thosha”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Fatmir Limaj tha mbrëmë se po mbledh njerëz për formimin e një subjekti të ri politik.

Më Shumë

Zhduket një burrë në Suharekë, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të personit të zhdukur në komunën e Suharekës. Sipas njoftimit zyrtar, më 23 dhjetor 2024, rreth...

Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore

Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit të fundit...

Lajmet e Fundit