8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Latifi: Eprori i TMK-së Skënder Gashi do të mbahet mend për punët e mëdha

Në Landovicë është përkujtuar luftëtari i UÇK-së, Skënder Gashi, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta.

“Sot në Landovicë, me bashkëluftëtarë e familjarë përkujtuam komandantin dhe dëshmorin e lirisë Skënder Gashin, në 20-vjetorin e ndarjes të padrejtë nga jeta dhe detyrat e tij në shërbim të lirisë e të forcimit të paqes që ne shqiptarët e këtij nënqielli ishim flijuar ndër breza”, ka thënë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka thënë se Skënder Gashi ishte ndër ushtarët e parë të lirisë, i cili la rehatinë dhe mirëqenien në Austri dhe u bashkua në radhët e çlirimtarëve në UÇK. “Jeta dhe vepra e tij është e mbushur me atdhedashuri dhe në çdo hap e veprim ai e dëshmoi. Pjesëmarrës në shumë beteja të UÇK-së prej nga doli faqebardhë e i pathyer. Udhëhoqi me përgjegjësi njësitin që i ishte besuar, duke mos ju bishtëruar kurrë detyrave luftarake. Si komandant i logjistikës në njësinë e TMK-së në Sallagrazhdë dëshmoi aftësi e kompetencë ushtarake. Skënder Gashi u vra pabesisht nga një dorë tinëzare më 18 shtator 2000, duke lënë në kujtesë një mori veprash luftarake e organizative”, është shprehur

Latifi, duke theksuar se as 20 vjet pas nuk u zbardh vrasja e tij.

“Fatkeqësisht, drejtësia ende nuk e tha fjalën e vet. Eprori i TMK-së Skënder Gashi do të mbahet mend për punët e mëdha e fjalët e pakta, për vendosmërinë e devocionin në kryerjen e detyrave ushtarake, për ndershmërinë e besnikërinë e dëshmuar. Gjithçka në jetën e tij ishte veprim për atdheun, për lirinë dhe të drejtat e popullit të tij, duke u bërë shëmbëlltyrë”, ka thënë kryetari Latifi.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Lajmet e Fundit