11.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Latifi kërkon nga inspektorët lirimin e trotuareve dhe masa ligjore për varrezat e automjeteve dhe hekurishteve

Kryetari i komunës, Smajl Latifi ka mbajtur takim me inspektorët komunal, kërkon që të merren aksione për lirimin e trotuareve dhe masa ligjore për varreza të automjeteve dhe hekurishteve të cilat janë në komunën e Rahovecit.

Gjatë takimit kryetari Latifi, ka kërkuar nga inspektorët që të marrin aksion për lirimin e trotuareve nga bizneset të cilët ekspozojnë mallin e tyre. Gjithashtu, të merret aksion edhe masa ligjore deri në mbyllje përmes revokimin të lejeve të varrezave të makinave bazuar në ligjet të cilat janë në fuqi. Hekurishtet janë jashtë çdo standardi, të pa rrethuara dhe duhet të kërkohet nga pronaret e tyre që të respektohen procedurat ligjore dhe veprimtaria e tyre të jetë konform standardeve të parapara me ligj.

Në vazhdim të takimit kryetari ka thënë se në ditët në vijim do të ju dërgoj një listë me emra të qytetarëve që kanë bërë kërkesë për kushte ndërtimore dhe më pas nuk kanë bërë kërkesë për tu pajisur me leje ndërtimore, kjo po na paraqet edhe probleme në sistemin e intranetit pasi që përmes këtij sistemi plotësohet raportit të performancës komunale dhe sa më mirë që dalim në përformancë krijohen mundësi që të marrim donacione dhe projekte si nga qeveria gjithashtu edhe nga organizatat që veprojnë në Kosovë.

Kurse, inspektorët kërkuan nga kryetari Latifi, që të kontraktohet kompania për rrënimin e ndërtimeve pa leje dhe kompania për konfiskimin e mallit të ekspozuar në trotuar nga ana e bizneseve .

Në fund të takimit, kryetari u ka thënë inspektorëve se për temat që e diskutuara pres që të kemi rezultate pozitive dhe të rritet besimi i qytetarëve në institucionet komunale. Për punën tuaj që jeni duke e bërë, Ju do të keni mbështetjen institucionale.

Më Shumë

Kastrati shtroi iftarin tradicional në Malishevë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për person të zhdukur nga lufta

Në komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas zbulimit, mbetjet eshtërore...

Lajmet e Fundit