12.8 C
Prizren
E hënë, 27 Mars, 2023

LDK-AAK-NISMA, kërkojnë nga PDK që të mos i zaptojnë institucionet

blloku opozitarLiderët e bllokut LDK-AAK-Nisma, Mustafa, Haradinaj e Limaj, janë takuar sërish. Ata kanë kërkuar nga të gjitha institucionet që të respektojnë Kushtetutën e vendit. Isa Mustafa, që ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit, pas pezullimit nga Kushtetuesja me një masë të përkohshme, ka thënën se askush nuk duhet të luajë me votat e shumicës së deputetëve, raporton KTV.

Mustafa ka thënën se janë takuar që të diskutojnë për hapat e ardhshëm që do t’i marrë Qeveria e kryesuar nga Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, edhe i nominuari për kryeministër i bllokut të koalicionit paszgjedhor, Ramush Haradinaj, ka thënë se PDK-ja është e interesuar ta prolongojë sa më shumë konsolidimin e institucioneve të vendit. “Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të drejtë, duke respektuar vullnetin e me shumë se 80 deputetëve. PDK-ja të mos tentojë sërish t’i zaptojë institucionet, siç bëri në seancën konstituive”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkohë Limaj ka thënë se PDK-ja mund të tentojë sa të dojë ta zgjasë procesin e konsolidimit të institucioneve, mirëpo, sipas tij, asnjëri nga partnerët e koalicionit nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve me partinë e Thaçit. Sipas tij, koalicioni është stabil dhe do të vazhdojë agjendën e vet të ndërtimit të institucioneve, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Më Shumë

Vdiq aktori i “Star Wars” dhe “Harry Potter”

Industria e filmit është në zi për humbjen e aktorit të Star Wars dhe Harry Potter, Paul Grant, i cili ka vdekur tragjikisht në...

Dëmtohet Haaland, largohet nga grumbullimi me Norvegjinë

Sulmuesi më në formë në botë, Erling Haaland, ka pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me kombëtaren e Norvegjisë. Sipas asaj që shkruan “Goal.com” norvegjezi është larguar nga...

Vjedhje në Rahovec

Lajmet e Fundit